“Më duket sikur kam dalë publikisht lakuriq. Edhe ju e dini se nuk e kam për herë të parë. Por, çdo lakuriqësi të bën të ndihesh i kërcënuar. Ajo, së cilës i druhem është që mos t`ju dukem i mërzitshëm teksa lexoni 420 faqet e librit,” kjo ishte fraza mbyllëse e fjalimit të Edi Ramës në ceremoninë e publikimit të librit të tij, tepër e personale për tu lënë për në fund.
Edi Rama promovoi librin e tij, “Kurbani”, gjatë ditës së parë të hapjes së panairit të librit, në Tiranë.
Rama rrëfeu për pjesmarrësit në ceremoni se kishte nisur ta shkruante librin në ditët e para të Korrikut, pikërisht në kohën kur politika ishte përfshirë në debatet për numërimin e votave për bashkinë e Tiranës. “Vendosa ta botoj këtë libër kur u binda se nuk shkruajta një rrëfim sipërfaqësor me kokën prapa, por me shikimin përpara. Unë nuk kam shkruajtur kujtime duke qëndruar në vend”, tha Rama, autor i romanit “Kurban”. “Ky libër u bë libër shumë më vonë sesa kur nisi të shkruhej , fillimisht si një murmurimë në vetmi,” u shpreh Rama.
Ai tha se libri nisi si një sprovë brenda vetes, por u bë ai që keni sot në dorë, falë Lindës, që s’më la të ndalesha përpara asaj që po shkruaja, fotografes, Jutta Benzeberg që rendi nëpër Shqipëri për të gjetur foton e kopertinës, shtëpinë botuese “Dudaj”, që mori përsipër telashet e një pune me mua, dhe të një botimi për mua dhe Arbrit të vogël për dizajnin. Libri tha Rama, “është një dedikim ndaj nënës, fëmijëve, dhe gruas time. Bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbështetësve të njohur e të panjohur. Ndaj kujtdo që bëri diçka për mua në 11 vitet më të bukura të jetës sime”.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46