TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar sot në Fb, provokimin që iu bë në Vienë nga nja diplomat i ri, Egin Ceka. Duke iu referuar organizatorit të takimit të tij, Fate Velaj, ai shkruan me humor: "Propozim i Fate Velaj: 24 prilli të shpallet dita e Shkuljes së Veshit. Jam kurioz sa "like"-s merr ky propozim".

Gjatë ditëve të fundit, pozita ngriti një furtunë për këtë çështje, duke kërkuar edhe ngritjen e një komisioni hetimi ndaj Ramës për "dhunën" e ushtruar ndaj diplomatit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)