Rama: Protesta e opozitës e ulët, çmimi naftës ka rënë 20%


TIRANË, 26 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën e sotme të opozitës si protesta më e ulët që mund të bëhet.
"Kjo është protesta më e ulët që mund të bëhet, pasi me pak njerëz bllokon shumë të tjerë. Ndër to edhe njerëz që kanë urgjencë. Opozita i ka të gjitha mundësitë të zhvillojë protesta më të mëdha në numër", tha Rama sonte në një intervistë televizive.
Duke folur për çmimin e naftës, Rama u shpreh se, "çmimi i naftës ka rënë 20% krahasuar me një vit më parë. Sigurisht kjo lidhet me konjukturën ndërkomëbtare pa dyshim, por më parë kur konjuktura ndërkombëtare ka qenë e favorshme çmimi i naftës nuk është ulur. Prandaj ky debat nuk bën sens".
Por, theksoi Rama, "nëse në çmimin e naftës nuk do ishte dhe taksa e qarkullimit që është vënë nga PD në vitin 2012, po ashtu si taksa e karbonit, por do të merrshin me një anë tjetër, çmimi do të ishte më i ulët. Asnjë vend tjetër në rajon nuk e ka taksën e qarkullimit, apo karbonit në çmimin e naftës, përveç Shqipërisë".
"Në këndvështrimin tim, vendimi i marrë nga qeveria parardhëse ka qenë i drejtë për t'i përfshirë këto taksa në struklturën e çmimit. Madje ka disa lëvizje dhe në rajon për ta çuar vjeljen e taksës së qarkullmit dhe karbonit në çmimin e naftës", tha Rama.
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja