Rama: Provat gozhduese, sharjet
provojnë pse duhet ndryshimi

Rama: Provat gozhduese, sharjet<br />provojnë pse duhet ndryshimi
TIRANE- Menjëherë pas sulmit të Partisë Demokratike  ndaj kryeprokurores Ina Rama, të cilën e akuzon se spekuloi me ekspertizën e FBI-së dhe bashkëpunoi me Edi Ramën për të formuluar akuzat, kreu socialist ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twiiter.

Sipas Ramës provat e hetimit janë gozhduese ndërsa sharjet provojnë se pse duhet ndryshimi. "KM vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqiperine! Provat e hetimit janë gozhduese,kurse sharjet provojne pse duhet ndryshim"- shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë që në një reagim tjetër të publikuar në Twitter, pak orë më parë, (rreth orës 10:30 minuta) Rama i cili ndodhet në Athinë për një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë atje përcolli shqetësimin e një grupi shqiptarësh që jetojnë atje për zhvillimet e fundit politike dhe sulmet e kryeministrit ndaj kryeprokurores së Përgjithshme Ina Rama në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011.

“Pyetja e parë mes një grupi shqiptarësh në Athinë: Si mundet t'ia hape dyert BE një vendi ku KM shan për turp Prokurorin e Pergjithshëm?”- shkruan Raman ë Twitter. Rama ndodhet në Athinë për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin grek, në kuadër të diskutimit të programit të PS-së, i cili sipas Ramës është e vetmja rrugë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe shansi për tu integruar në BE.

Takimi për diskutimin e programit pritet të zhvillohet sot pasdite në orën 17:00 tek AEGLI ZAPPIOU–Sheshi Sintagma. Ndërkohë që dje Rama ishte në një takim me shqiptarët e luginës së Preshevës.
Deklarata e Partisë Demokratike u lexua sot nga deputeti i PD-se, Fatbardh Kadilli.
(sg.shqiptarja.com) (Në foto Rama me një emigrant në Athinë)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë