Rama: PS jo armike me PD! LSI
prekte ‘timonin’, na ndryshonte destinacionin

Rama: PS jo armike me PD! LSI<br />prekte ‘timonin’, na ndryshonte destinacionin
BERAT-Kryeministri Edi Rama sot në hapjen e fushatës së PS në Berat shpjegoi se përse Partia Socialiste mbetet alternativa e vetme për t’u votuar.  

Sipas Ramës, qytetarët janë të lirë të votojnë cilën parti të dëshirojnë, por duhet të dinë të zgjedhin, pasi PD tha ai, nuk di të punojë. Sipas Ramës, timoni i qeverisë duhet të drejtohet vetëm nga një dorë dhe jo nga dy, sic ndodhi në rastin me LSI, që ndikoi më pas, sic shpjegoi kryeministri në rrugën për integrimin drejt BE.

“Kur do të zgjedhësh veterinerin nuk zgjedh kasapin, kështu dhe skuadrat në zgjedhje, duhet të zgjedhësh atë që punon më shumë. Por PD nuk di të punojë. Kështu dhe PD, me të cilën nuk jemi armiq, shyqyr Zotit”, tha Rama

Rama u shpjegua dhe për punën e timonit të qeverisë dhe faktit që nuk di ti japë realisht makinës.
“Unë nuk i jap makinës, se unë flas për timon reformash dhe jo timon makine.
Kur je në timon dhe ke një dorë anash që të lëviz timonin, ja kështu është koalicioni. Nuk shkon dot në destinacion. Pas atij dhe nja 2 të tjerë që duan dorën në timon dhe kështu nuk shkohet në Europë. Koalicioni ynë ka bërë punë fantastike me reformat, por tani duhet të hyjmë më thellë”. 

E duke shtuar dhe doza humori, Rama shton; “Do rritet Basha dhe do thotë, kishte të drejtë Edi Rama kur doli në plazh, ishte vapë e madhe”.

Sipas Ramës, Basha duhet të bëjë fushatë dhe jo të merret me rrobat e kryeministrit.

“Se ka nisur merret me rrobat e mia, ca vesh unë. Por nuk jemi armiq, këtë duhet ta dini. Ata të PD duhet ta kuptojnë., nuk më erdhi keq kur i thashë e kapa e i thashë këtu nuk del pa marrëveshje”.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri