“Vazhdon avazi talles i ekonomise me te forte ne bote! Por s'ka pergjigje per pyetjen: A eshte ulur a rritur kostoja e jeteses se familjeve? Me rroga e pensione qe rriten nje here kur cmimet rriten dhjete e njezet here s'quhet sukses po rrenim ekonomik!Vetem PS e shpeton ekonomine”, shkruan Rama.
Sipas tij programi i ri qeverisës i socialistëve çliron 95% të shqiptarëve nga taksat.
“Ndersa 5% e popullit qe kane me shume se 1/2 e pasurise shqiptare do paguajne me shume dhe do fitojne edhe me shume se sdo kete me monopole! Sepse vetem PS thote:Kush fiton me pak do paguaje me pak taksa dhe do bleje me shume per familjen.Programi yne cliron 95% te shqiptareve”, deklaroi Rama.
(aq/shqiptarja,com)