Rama publikon foto me Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe rektorët: Një start premtues bashkëveprimi

Rama publikon foto me Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe rektorët: Një start premtues bashkëveprimi

Fotoja e publikuar nga Rama

Me një foto me bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe rektorët e universiteteve e ka mbyllur kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje.

"Një start premtues i bashkëveprimit mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve, Rektorëve të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, për të garantuar hapin e madh përpara që duhet të hedhim të gjithë së bashku, në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë", shkruan Rama krahas fotos.

Arsimi është një nga hallkat që do të fokusohet mandati i tretë i qeverisë Edi Rama, siç ai vetë e ka bërë publike.  Kryeministri ka bërë publik emrat e Bordit disa ditë më parë ku tha se nuk është i kënaqur nga situata në të cilën ndodhet sot arsimi dhe atë që sheh më alarmante është mundësia e ofrimit të studimeve të larta sipas standardeve Europiane dhe kjo duhet bërë duke u ofruar atyre një alternativë. Për këtë po punohet edhe për afrimin e Universiteteve të huaja në Shqipëri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja