Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa momente nga pritja që i është bërë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. Rama e shoqëron videon me një status duke e konsideruar mikpritjen vëllazërore.

“Faleminderit të gjithëve për mikpritjen vëllazërore,” shkruan Rama. Shefi i qeverisë shqiptare ishte në Kosovë në kuadër të festimeve të 10-vjetorit, ndërsa gjatë fjalës së tij hodhi edhe propozimin për një president kombëtar të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

d.b/shqiptarja.com