Rama publikon pamje nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon

Vijon puna në Piramidën e Tiranës e cila mendohet që të bëhet një ndër qendrat më të mëdha teknologjisë digjitale në rajo.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Piramida e Tiranës, ndërsa thekson  se po shkon drejt transformimit.

"Piramida e Tiranës drejt transformimit në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon. ***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV", shkruan Rama.

Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, ëeb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 25/06/2021 15:17

    ....eshte mire te hidhni komentet e derguara.....respekt!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD