Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje nga punimet e rrugës së Arbrit.
Në videon e publikuar nga kryeministri, paraqiten pamje nga rruga mes maleve dhe bukurive te natyrës, një pjesë e së cilës ka përfunduar, ndërsa një tjetër ende është duke u punuar.
“Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Rruga e Arbrit është një nga investimet e rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit dhe pritet të përfundojë në verë të 2021.
Rruga e Arbrit do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës.