Rama publikon pamjet nga punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës: Pritet të përfundojë në 2024, koha e udhëtimit do jetë 22 minuta

Rama publikon pamjet nga punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës: Pritet të përfundojë në 2024, koha e udhëtimit do jetë 22 minuta

Hekurudha Tiranë-Durrës

Në vitin 2024 pritet që të përfundojë ndërtimi i hekurudhës Tiranës-Durrës. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar disa foto nga ecuria e punimeve.

Kreu i qeverisë thekson se falë kësaj linje të re hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës, do të jetë vetëm 22 minuta ndërsa Tiranë-Rinas, vetëm 12 minuta.

‘Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024

Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.’- shkruan Rama.

Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport. Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga Projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise eshte deklaruar se Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 15/10/2024 19:20

    Ku do jetë stacioni i Tiranës, kjo na duhet, se po qe te terminali për ne të tiranës nuk ja vlen...????

    Përgjigju
  • Emri: 04/05/2023 19:22

    Po stacioni i trenit ne Ti9rane, ku do te jete dhe kur do te jete gati? A ben ta dime? Mundesisht para zgjedhjeve te 2029-es, ishalla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille