Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotmë disa pamje në Facebook nga puna e përditshme në Parkun e Liqenit të Paskuqanit. Në pamje shihen teksa punonjës punojnë për ta mbajtur sa më pastër zonën që po frekuentohet gjithnjë e më shumë. 

"Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga puna e përditshme në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, ju uroj një ditë të mbarë", ka shkruar kryeministri.


Investimet e viteve të fundit e kanë kthyer parkun në një zonë atraktive për të kaluar kohë.