Rama publikon "​Letrën e javës,
qytetarja: Më kthyet shpresën

Rama publikon "​Letrën e javës,<br />qytetarja: Më kthyet shpresën
Kryeministri Edi Rama ka publikuar “letrën e javës”, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Këtë radhë, Rama publikon letrën e një qytetareje, e cila ka gjetur punë falë portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Qytetarja Eva Sofi, e cila tashmë vijon punën si mësuese, ka falënderuar kryeministrin, duke shtuar se i është rikthyer besimi dhe shpresa se edhe në Shqipëri gjendet e drejta.

LETRA E JAVËS

Z.Kryeministër përshëndetje!
Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që falë portalit "Mësues për Shqipërinë" unë sot fillova punë si mësuese.
Ju falenderoj thellësisht nga zemra për këtë mundësi të jashtëzakonshme që na jepni. Falenderoj Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj.Lindita Nikolla dhe Drejtorin e Drejtorisë Arsimore Pogradec, Z.Ilir Torra.
Portali u zbatua me transparencë absolute në bazë të renditjes së pikëve të kandidatit. Më rikthyet besimin dhe shpresën se edhe në Shqipëri gjendet e drejta.
Me respekt
Eva Sofi

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit