Rama publikon videon e vlogut suedez: Destinacionet më të bukura për t'u vizituar në Shqipëri

Disa prej destinacioneve më të bukura në Shqipëri u është bërë jehonë nga vlogu suedez Joyous Travel.

Ky i fundit përmes një videoje ka rekomanduar për turistët e huaj disa destinacione në vendin tonë për t'u vizituar. Video nis me Tiranën duke treguar disa nga pikat historike dhe vijon më pas me qytetet e tjera të Shqipërisë, me Kalanë e Krujës, qytetin e Butrintit, Beratin i cili njihet si qyteti i dritareve etj.

Kjo video është publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama.

 “Këto janë disa nga destinacionet për t’u vizituar në Shqipëri sipas vlogut suedez Joyous Travel”, shkruan Rama.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet