Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga panairi i turizmit në Berlin, Gjermani, ku Shqipëria mbante”vendin e nderit”.
“Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.
Një ditë më parë në hapjen e panairit, gjatë fjalës së tij, Rama tha vuri në dukje historinë e një vendi të izoluar dhe pa turizëm, të shndërruar tashmë në destinacion botëror.
Po ashtu kreu i qeverisë ftoi gjermanët të vizitojnë Shqipërinë duke treguar edhe disa nga bukuritë natyrore që ka vendi ynë.
Rama mori shembullin e plazheve të Ksamilit që ngjajnë me Bora-Bora apo peizazhet e Thethit dhe Valbonës.
Panairi do ketë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës, deri më 2034 parashikohen mbi 100 mln vende pune të reja në botë.
-
ME NATYREN,,DIELLIN,,DHE USHQIMIN QE KEMI NE DUHEJ TE ISHIM TE PARET NE BALLKAN,,, POR POLIYIKA JONE 30 VJECARE E KA PATUR MENDJEN TE VJEDHE PARATE TONA....hotelet i kemi mjerane,,,pa kushte pa parkinge,,pa pishina,,,,dhe shtrema,-shtrema...pa plan..e pa urbanistike,, biles kemi dhe pallate mbi rere....qe duhen shembur.....
Përgjigju











Komente
Komento