Rama publikon videon: Nga vendi mbresëlënës në këtë vend ku punët e mira nuk bëjnë lajm

DROPULL- Duken si foto kartoline të ndonjë ferme dikur jashtë shtetit, por jo! Këto pamje të mrekullueshme vijnë nga Dropulli.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video, magjepsëse, siç ai e quan, në fermën e kultivimit të drithërave.

Rama nuk i ka kursyer as ironitë. "Mirëmëngjes nga fushat magjepsëse të Dropullit, në fermën mbresëlënëse të kultivimit të drithërave, të cilën në këtë vend ku punët e mira nuk bëjnë lajm me siguri nuk e keni parë ndonjëherë", shkruan Rama.

Në fushën e Dropullit, në qarkun Gjirokastër, ka nisur korrja e grurit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi një nga fermat të mëdha në vend, që kultivon në atë fushë rreth 500 Ha me drith, prodhim që shitet i gjithë në tregun vendas.  Ministri premtoi mbështetje për fermerët e kësaj zone përmes programit IPARD dhe investimeve në infrastrukturën e sistemit të ujitje-kullimit.

“Bashkë me kryetarin e Bashkisë Dropull i lashë porosi që të bëjmë një projekt për kanalin kullues dhe vaditës, në mënyrë që këta fermerë të mos vuajnë për asnjë sekondë për ujë. Për të gjithë pjesën e nevojave për makineri bujqësore, programi IPARD është një mundësi shumë e mirë. Ju mirëpresim që të aplikoni për të rinovuar flotën e makinerive bujqësore që nevojiten për këtë procesim gjigant që ka nevojë kjo fermë”, tha Çuçi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Euro 2024'/ Tring fiton të drejtën ekskluzive të trasmetimit të kampionatit, dy kanale të dedikuara

'Euro 2024'/ Tring fiton të drejtën ekskluzive të trasmetimit të kampionatit, dy kanale të dedikuara