Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Spitali i Fierit, ku tregon transformimin që ka pësuar ky institucion.
Përbri videos që kreu i qeverisë ndan me qytetarët, ai shkruan se ka ende shumë punë për të bërë për spitalet në vend.
Duke krahasuar gjendjen e spitaleve me katër vite më parë, Rama shkruan se është bërë një punë e mirë, e cila do të vazhdojë edhe në këtë katërvjeçar.
Patjetër patjetër, për spitalet ka ende shumë për të bërë, po edhe të bëjmë ndonjëherë një thirrje kujtese se si ishin spitalet jo 40 vjet, po vetëm 4 vjet më parë nuk është keq. Dhe jo sepse duhet thënë fjala e mirë përpara të këqijave kur një pune e mirë është bërë, po sepse pikërisht pse është bërë kjo punë e mirë, kemi mundësi të bëjmë edhe shumë më tepër akoma në këtë katërvjeçar.
Kryeministri Edi Rama