Rama:Puna jonë në 18 muaj
tregon se jemi në rrugën e duhu

Rama:Puna jonë në 18 muaj<br />tregon se jemi në rrugën e duhu
TIRANË - Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryesuar nga PS-LSI, pjesë e së cilës janë bërë edhe PDIU e FRD, ka organizuar në Pallatin e Kongreseve një aktivitet ku do të prezantojnë 61 kandidatët e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryeministri Rama ndërsa vlerësoi një sërë arritjesh të bëra nga ana e qeverisë, theksoi se ende nuk është ajo që pretendohet, por puna e bërë deri tani tregon se janë në drejtimin duhur.

"Ajo çfarë kemi bërë në 18 muaj besimplotë se jemi në drejtimin e duhur.  Në 8 vite 20.000 legalizime, 6 muaj na u deshën të sistemojmë dokumentacionet, në 1 vit dhamë 32.000 legalizime. Nuk e kemi zgjidhur ende këtë problem, Por a mjaftojnë këto 32.000 legalizime për të thënë se jemi në drejtimin duhur."- tha kryeministri Rama. Fjala e plotë e Ramës

Në këtë takim Rama u kujtoi qytetarëve edhe premtimin e Bashës se nuk do të lejonte asnjë gjurmë betoni, ndërsa sot po ndërton një nga pallatet më të mëdha. Por sipas Ramës, Basha do të mbahet mend për shumë gjëra, por për asgjë që ka bërë për bashkinë e Tiranës.

"Dua t’u kujtoj të gjithëve se aty te diga ka dalë dhe është betuar se aty nuk do ketë asnjë shenjë betoni, vetëm gjelbërim dhe sport. Modeli i tyre më i mirë është ky që kanë në Tiranë. Ishte Ministër Transporti, për çfarë mbahet mend? Po, vetëm për atë mbahet mend, që i ikën në drejtim të paditur 230 milionë euro rrugës. Ishte Ministër i Jashtëm, për çfarë mbahet mend? iku në drejtim të paditur 300 kilometra katrorë deti i Shqipërisë. Ishte Ministër i Brendshëm dhe ka katër të vrarë në kurriz. Si kryetar Bashkie nuk ka bërë asnjë gjë."- tha Rama.

Më tej Rama është ndalur edhe te kandidatët e PD të cilët sipas Ramës, edhe nëse do të fitojnë do të kenë frikë nga SHQUP-i për të bërë punën e tyre. Në këtë linjë është shprehur edhe kreu i LSI, Meta i cila ka theksuar se PD i kërkon bashkitë për të luftuar qeverinë, ndërsa mazhoranca për të realizuar projektet.

"PD nuk ka pse i kërkon baskitë për të bërë luftë politike me qeverinë. Ne bashkitë i kemi për t’u shërbyer qytetarëve 24 orë."- tha Meta.Fjala e plotë e kreut të Kuvendit
 
Në ceremoninë e prezantimit, kanë marrë fjalën edhe disa kandidatë të bashkive kryesore, të cilët kanë folur për vizionin e tyre për përmirësuar jetesën e qytetarëve prë Bashkitë ku kandidojnë. 

Një ndër ta ka qenë edhe kandidati për Bashkonë e Tiranës, i cili ka ftuar të gjithë qytetarët në fitoren që do të sjellë Tiranën e 1 milionë mundësive dhe Tiranën e ëndrave.  

Ndër të parët që e ka marrë fjalën në këtë aktivitet ka qenë kreu i PS për Tiranë, ministri Tahiri i cili tha  se 61 kandidatët e së majtës do të vazhdojnë punën e nisur nga qeveria për rilindjen e qendrave urbane. Ndër të tjera Tahiri tha se krerët e bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit, nuk do t’i drejtojnë këto institucione për politikë, por për t’u shërbyer qytetarëve.

Rama: Turp kush zgjedh burrin përballë grave që kandidojnë për ASHE
"​Unë ju them vetëm një gjë, mes gjithë këtyre grave dhe gjithë atyre burrave që kanë përballë, turp kush zgjedh burrin. Sepse zgjedh një nga ata që nën hije lozin kuvendojnë dhe pika që s’u bie se nga SHQUP-i rrojnë."- tha Rama


Edi Rama: Deri para 18 muajsh për t'u bërë mësues duhet të paguaje, Kjo histori ka marrë fund,. Mësuesit janë klasifikuar sipas testit. Detyrimi për çdo vend të lirë do të merret i pari që ka më shumë pikë. Të marrim spitalet, pamjet në dyert e tyre para 18 muajsh me njerëz që vraponin për të blerë ilaçe se nuk kishte asnjë në spital. Sot ka ilaçe dhe është ulur me 30% çmimet e tyre. Nuk jemi ende në destinacion, por jemi në drejtimin e duhur. Vijojmë me aksidentet, që ishim me bilancin e luftës, apo rrugët që kishin 18 standarde të ndryshme. Vijojmë të përfundojmë rrugët e lëna rrugëve dhe po paguajmë edhe borxhet. Ajo çfarë kemi bërë në 18 muaj besimplotë se jemi në drejtimin e duhur.  Në 8 vite 20.000 legalizime, 6 muaj na u deshën të sistemojmë dokumentacionet, në 1 vit dhamë 32.000 legalizime. Nuk e kemi zgjidhur ende këtë problem, Por a mjaftojnë këto 32.000 legalizime për të thënë se jemi në drejtimin duhur.Megjithëse na lanë edhe 720 mln $ borxhe që nuk u kishin treguar shqiptarëve, i ulëm taksat. Miliona dollarë i kthyem në xhepat e shqiptarëve. Për këta nuk kanë pse lodhen shumë ata që bëjnë komentastorin. Mjafton të pyesin këdo që ka rrogë më të vogël e 1 mln lekë se sa paguante më parë e sa paguan tani. Rritje e pensioneve nga 2-40%. Pse i urrejnë qendrat qyteteve. Nuk financuan asnjë projekt për të ndërhyrë në qendrën e qyteteve. Lezha u binte në mend vetëm për t’u matur me hijen e Skënderbeut. Nuk preu asnjëherë shiritin e rrugës që lidh Beratin me Shqipërinë. Kanë urrejtje ndaj Gjirokastrës. Se duhet ta urresh këtë vlerë kombëtare që ta lësh të kalbet në atë farë feje. Modeli i tyre më i mirë është ky që kanë në Tiranë. Ishte Ministër Transporton, vetëm që i ikën disa miliona euro në drejtim të paditur. Ishte Ministër i Jashtëm i iku në drejtim të paditur 300 km2 det. Si Ministër i Brendshëm ka në kurriz 4 të vrarë. Si kryetar Bashkie nuk ka bërë asnjë gjë. Për 18 muaj ne bëmë qendrat e shumë qyteteve. Në muaj e vite ajo që ne bëjmë do të prekë jetën e çdo familje. Plehra që janë problem i përbashkët, atyre iu duken peisazh. Dua t’u kujtoj të gjithëve se aty te diga ka dalë (Basha) dhe është betuar se aty nuk do ketë asnjë shenjë betoni, vetëm gjelbërim dhe sport. Drejtimi i duhur shihet, dihet, zgjidhet.Unë ju them vetëm një gjë, mes gjithë këtyre grave dhe gjithë atyre burrave që kanë përballë, turp kush zgjedh burrin. Sepse zgjedh një nga ata që nën hije lozin kuvendojnë dhe pika që s’u bie se nga SHQUP-i rrojnë.  Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në prezantimin e kandidatëve

Ilir Meta: PD i kërkon Bashkitë për luftë politike, ne për të zbatuar projektet
"Do ketë më shumë instrumente për të garantuar më shumë shërbime dhe punësim. Do të kenë mbështetjen e mazhorancës. Ky nuk është kërcënim për të mos votuar PD, Por PD nuk ka kurajën për të qenë e sinqertë dhe deformon fjalët tona.Ata kërkojnë Bashkitë për politikë, për të bllokuar qeverinë . Me qëllim zhvillimin e betejës politike për zgjedhje e pas 20 viteve.SMS ynë për të ecur më shpejt në rrugën, jo vetëm të integrimit, por edhe të realizimit të qëllimit ton, besojmë se duke fituar bindshëm më 21 qershor, të gjitha energjitë tona i investojmë për projektin tonë të përbashkëta. PD nuk ka pse i kërkon baskitë për të bërë luftë politike me qeverinë. Ne bashkitë i kemi për t’u shërbyer qytetarëve 24 orë. Me të gjithë kandidatët tanë ne do të tregojmë se jemi aleanca për Shqipërinë Evropiane, aleanca e së sotmes, aleanca e së ardhmes. Do të kemi një aleancë të fortë me 61 bashkitë e reja. Jemi në rrugën e duhur, kemi kandidatët e duhur dhe filozofinë e duhur. Kjo është arsyeja pse kjo aleancë shtohet."- tha Meta Fjala e plotë e kreut të Kuvendit, Ilir Meta në prezantimin e kandidatëve

Erion Veliaj: Nuk mund t'ia dal i vetëm kam nevojë për ju
"Kjo fushatë nuk është për të zgjidhur problemet e familjes së SHQUP, por për të zgjidhur problemet e familjeve shqiptare. Në familjet shqiptare pyetja është në cilën shkollë apo çerdhe do e çojmë fëmijën se nuk asnjë shkollë apo çerdhe të re. Më vjen mirë që është këtu ëshë Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi me mbështetësit e tyre.  Nuk kam takuar asnjë fanatik që të thotë s’ka problem të rrojë saliu se unë do fle mbi plehra. Tirana është Tirana e 1 milionë mundësive, e ëndrrës sonë. Por unë nuk mund t’ia dal dot vetëm, kam nevojë për ju që të them se edhe në Tiranë mund të lindë një Steve Jobs."-tha Veliaj.

Topi:Ky koalicion për qytetarët, për qytetet dhe për të ardhmen
Qe disi e papritur dalja në këtë skenë, por falë eksperiencës nuk gjendem në befasi. Falenderoj Ramën i cili jam i bindur që nuk ka qenë në vështirësi pasi ka qenë pjesë e vizionit të tij për ta shtrirë këtë koalicion për qytetarët, për qytetet dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Duke folur këtu në emrin tim dhe në emër të FRD. Ajo që na shqetëson më shumë është e ardhmja e qytetarëve tanë dhe qyteteve tona. I bindur se do të bëjmë më të mirën që kandidatët tanë të jenë fitues.”- tha Bamir Topi.
 
Idrizi: Qytetarët e Shqipërisë e kanë gjetur drejtimin duhur
Qytetarët e Shqipërisë e kanë gjetur drejtimin e duhur. Këto zgjedhje të rëndësishme se bëhen për herë të parë bëhen me 61 Bashki. Jam i bindur se me këtë aleancën do shkojmë në drejtimin e duhur për qytetarët.”- tha Idrizi.

Kandidati për Kukësin, Halilaj: Varfëria në Kukës nuk ka ardhur për 18 muaj
Nuk duhet të flasin për punën e Bashkisë së Kukësit. Ata që flasin kanë patur rastin për 8 vite për të investuar. Varfëria në Kukës nuk ka ardhur për 18 muaj. Ka ikur koha që ta trajtojnë kukasin si një thes për ta trajtuar e hedhur si duan. Kuksianët dinë të punojnë.”- tha Hasan Halilaj.

Panariti ka vlerësuar punën e Hasan Halilajt,si këmbëngulëse për projektet. “Falë Halilajt, do të ketë projekte të tjera për kuksianet për të nxitur prodhimin e eksportit.”- tha Panariti.

Kandidati për Durrësin, Dako: Këtë herë e kemi të sigurt votën për punën e bërë
"Në 18 muaj në Durrës investime sa për 8 vite, Do të kryejmë investime për ta transformuar qytetin e Durrësit, Premtojmë se do përmirësojmë cilësinë e infrastrukturës, e cilësinë e jetës së qytetarëve. Me këtë reformë, kryetarët e Bashkisë japin potenciale për zhvillimin e rajonit. Ne do ta ndryshojmë dhe do të bëjmë më të mirën. Do të kërkojmë sërish votëbesimin pas 4 vitesh, se këtë herë e kemi të sigurt votën për punën e bërë".-U shpreh Vangjush Dako.

Peleshi:Ne flasim për projekte, kundërshtari kërkon të kaluarën
"Në punën si kryetar bashkie kupton se problemet e qytetarëve janë problemi yt. Pas gjithë këtyre problemeve, ky pozicion të jep kënaqësinë më të madhe. Kënaqësia e të ndryshuarit të jetës së të tjerëve, Kam zili për 61 kandidatë që do të jenë fitues dhe do çojnë Shqipërinë në drejtimin e duhur.  Edhe kandidatët e kundërshtarit janë të ndryshëm, kanë një vështrim. Projekti i tyre kthimi i vendit te kaluara ku shqiptarët u ndanë në 23 qershor 2013. Qeveria dhe 61 bashkitë do të punojnë krah për përkrah për ta çuar vendin në drejtimin e duhur. Flasim për plane e projekte ku i kemi transformuar qytetet tona. Kandidatët e tjerë krijojnë mendimin se në Shqipëri nuk ka shpresë."- tha Peleshi. 
 
Panariti: Do të ketë zhvillim të qëndrueshëm urban e rural
"Mbaroi edhe koha kur plehrat i liheshin në derë komunës fqinje, Kij se do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm urban e rural. Do të ketë njësi të reja , për aktet e pronësisë, por edhe bujqësinë."- tha Panariti.

Rami: “Vala” e fitores në 21 qershorë do të nisë nga Gjirokastra
Zamira Rami,  Kandidate e koalicionit të majtë për Gjirokastrën, në gjedhjet e 21 qershorit u shpreh se ashtu siç kishte shprehur edhe dy vite më parë se fitorja e së majtës do të nisë nga Gjirokastra ashtu edhe në këto zgjedhje fitorja do të nisë po nga Gjirokastra.
 
“Unë kam deklaruar 2 vjet më parë se valën e fitores do ta nisin nga Gjirokastra. Edhe në 2i qershorë fitorja do të nisë nga Gjirokastra. Në 4 vitet e ardhshme ne do të mbajmë mbi supe besimin e qytetarëve, dhe do ja dalim sepse të gjithë e dinë se jeta do të jetë më e mirë me kandidatët e Shqipërisë Europiane.
Forca ime është tek të gjithë banorët të cilët nuk kanë reshtur asnjë moment së më mbështeturi. Fjalët do ti kthej në vepra e punë të mëdha
”, tha ajo.
 
Koka: Nuk do i zhgënjej qytetarët, ne jemi drejtimi i duhur
 Florjana Koka, kandidatja e mazhorancës për bashkinë e Sarandës, gjatë fjalës së saj është shprehur e bindur se do jetë ajo fituesja e zgjedhjeve të 21 qershorit, duke theksuar se kjo mazhorancë është drejtimi i duhur për ta

E majta siguron më shumë se 70 % të votimeve në këtë bashki. Unë dua tju siguroj se do jem unë fituesja e 21 qershorit në Sarandë. Do jetë e majta fituesja e shumicës në Këshillin Bashkiak të Sarandës. Unë nuk do i zgënjej qytetarët e sarandës, do tju ofroj atyre një jetë më të mirë sepse për ta nuk ka zgjedhje tjetër, ne jemi drejtimi i duhur”, theksoi ajo

Bazhdari: Do punoj për rilindjen e “Perandorisë së lashtë Shkodrane”
Kandidatja e Shkodrës, Keti Bazhdari, në fjalën e saj është shprehur se do të jetë avokatja e shkodrës dhe se do punojë për rilindjen e “Perandorisë së lashtë Shkodrane”- sicc e ka quajtur ajo këtë qytet

"PS më dha përvojë në politikë dhe sot më ka besuar që “ Perandorinë e lashtë Shkodrën” ta rilindim, ringremë. Falenderoi aleatët dhe mbështetësit, sidomos LSI-në.  Do ti thurim me turizëm alpet, liqenet dhe detin. Do ngremë një ekonomi që motivon njerëzit. Bashkia është ajo ku ccdo qytetari i jep mundësi të gjejë vetën për tu punësuar e për të gjetur atë që i përshtatet. Unë jam kjo që jam sepse jam Shkodrane dhe gjithccka kam do e jap për Shkodrën. Nga sot unë do jem avokatja e qeverisë për shkodrën, për ccdo alternativë zhvilluese të Shkodrës”, tha ajo.

Tahiri: Të 61 kanidatët e së majtës do të vijojnë punën e Qeverisë 
Gjatë fjalës së tij Tahiri tha se 61 kandidatët e së majtës do të vazhdojnë punën e nisur nga qeveria për rilindjen e qendrave urbane. Ndër të tjera Tahiri tha se krerët e bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit, nuk do t’i drejtojnë këto institucione për politikë, por për t’u shërbyer qytetarëve.

“Sot kemi një skuadër me 61 kandidatët tanë që do të vazhdojë me shumë fuqi at që kemi nisur në qershorin e 2013, për ta bërë Shqipërinë më të zhvilluar dhe qytetarët më të mirëqenë nëpërmjet punës. Ka nxitje për zhvillim pa asnjë dallim, dhe ka programe që ndihmojnë për këtë. Reforma territoriale i ka dhënë fund kaosit në ndarjen në komuna e bashki. Do jenë në 61 bashkitë e reja jo për politikë, por për t’i shërbyer qytetarëve”- u shpreh ministri Tahiri i cili u shpreh se qeveria aktuale punon për qytetarët, për sigurinë e tyre, dhe për rritjen e shërbimeve. Duke u ndalur tek qeverisja e kaluar, Tahiri tha se korrupsioni ishte kthyer në sistem.

“Kemi vizion për drejtimin e duhur, dhe e nisëm nga shlyerja e borxheve që la qeveria e kaluar. Duam të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm. Të gjitha ministritëkanë bërë një punë të madhe deri tani për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Padyshim ka ende shumë punë për të bërë. Duam të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme për sot dhe për të ardhmen. Parashikimet edhe nga ndërkombëtarët janë për një rritje të qëndrueshme edhe gjatë 2015”,- tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri u ndal edhe tek puna e bërë nga të gjitha ministritë, për të përmirësuar sipas tij, situatën në vend e cila ishte lënë në gjendje të mjerueshme. 

“Jemi në drejtimin e duhur për Shqipërinë që lufton krimin, korrupsionin, dhe trafikimin e drogës. Në 2015, kemi numrin më të vogël të vrasjeve gjatë viteve të fundit. Kemi luftuar korrupsionin brenda vetë sistemit të drejtësisë. Jemi në drejtimin e duhur për t’i dhënë dinjitet shtetit shqiptar. Do të ofrojmë paketa lehtësuese për biznesin në vendin tonë. Miq, ky është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë. Do të rivitalizojmë qendrat e qyteteve”, u shpreh ministri Tahiri.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër