Rama punonjësve të DAP:Hartoni
formular për raportet me drejtuesit

Rama punonjësve të DAP:Hartoni<br />formular për raportet me drejtuesit
Vetëm një ditë pasi kryeministri Rama u kërkoi drejtorëve të hipotekave të dorëhiqen për shkak të rezultateve të dobëta, këtë të premte ai ka mbledhur 50 punonjës të spikatur të Administratës të dalë nga konkurset e DAP.

Ai u kërkoi të përgatisin një raport me sugjerime i cili do të shërbejë për marrëdhëniet e reja me drejtuesit.Gjatë fjalës së tij ai i shpreh se ka një hendek mes politikës dhe administratës. 

Sipas tij punonjësit e përkushtuar do të ndihmojnë në spastrimin e administratës nga parazitët dhe se administatat duhet të rris kapacitetin e saj funksional.
 
Ka një hendek mes politikës dhe administratës.Ju jeni shembulli më i mirë i politikës.Administrata të rris kapacitetin e saj funksional.Duhet të kuptojmë si të ndryshojmë këtë marrëdhënie dhe cfarë duhet të bëjë një drejtues politik për ta ndryshuar. Ne jemi mësuar ti biem shkurt.

Por administrata ka njerëz të vlefshëm që kanë kapacitetin të bëjën më shumë.Aktualisht nuk u kërkohet të puënojnë në mënyrën e duhur. Në këtë proces qe kemi nisur do të bëjmë një kapërcim në funksionimin e administratës së shtetit. Do të vijojmë me spastrimin e administratës nga parzaitët dhe grabitqarët. Kjo do të bëhet me ndihmën me pjesës e shëndetshme të administratës.

Për ne është e rëndësishme opinion juaj për të gjithë funksionimin mes drejtuesve dhe grupit teknik. Duke nisur nga gjërat më të thjeshta jeni takuar me drejtuesin.Keni dëgjuar ndonjëherë gjë tjetër vecse urdhërit për të bërë dicka me urgjencë? E dini cilat janë objektivat e ekipit drejtues? Keni dijeni për ndonjë axhendë për të arritur objektivat?

Ne na duhet  opinion i punonjësit për drejtuesit.

Do të përgatisim një raport të shqetësimeve tuaja që do të shpërndahen edhe në zyrat e tjera për të parë sesa reale janë.

Do të jeni ju ata që do të shkruani shqetësimet.

Zbërdheni raportin tuaj me nivelin  drejtues. Por mund të shkruani si është atmosfera në institucoin, ne do të bëjmë një lexim do të nxjerrim pikat e përbashkëta dhe më pas ato do të futen në një pyetësor që do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, për të kuptuar më shumë.

Më pas do të dalin rekomandimet për lidershipin e ri. Problematika do të dal nga pyetësori. Mund të edhe të mos shkruani emrin. Ne na duhet problematika reale e këtyre marrëdhënieve.  Në paragraf do të ketë edhe një zë ku do të bëni sugjerime, ku të shkruani cfarë do të donit të ndodhte në drejtimin politik ose në drejtimin ekzekutiv të institucioneve”,
deklaroi Rama.
 
U përcaktua që data përfundimtare kur punonjësit do të dërgojnë raportet e tyre do të jetë data 10 gusht.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë