TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste reagoi sot duke e quajtur të turpshme pushimin e çështjes së Gërdecit, një vendim i cili merret pikërisht në Ditën Ndërkohmbëtare të të Drejtave të Njeriut. Për Ramën vendimi i sotëm është një tjetër motiv për rilindjen e Shqipërisë.
“Pushimi i çështjes së Gërdecit nj
ë tjetër hallke e turpshme në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm.
”Si për ironi të fatit çështja e Gërdecit pushohet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut! Rilindje për Shqipërinë që duam. “
Gjykata e Lartë pushoi sot çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohej për “plagosje të rëndë nga pakujdesia” lidhur me tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona e u plagosën rreth 300 të tjerë. Mediu përfitoi nga ligji për amnistinë e të burgosurve e cila u miratua me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Pushimi i çështjes së Gërdecit nj
ë tjetër hallke e turpshme në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm. ”Si për ironi të fatit çështja e Gërdecit pushohet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut! Rilindje për Shqipërinë që duam. “