TIRANE- Kryteari i partisë Socialiste deklaron se nga nesër do të nisë shpërndarja e programit të Partisë në të gjitha organizatat socialiste të vendit, për tju prezantuar më pas të gjithë shqiptarëve në cdo cep të vendit.Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i PS-se i kërkon deputetë të përgatiten për të faktuar dështimin e qeverisë në ekonomi, shëndetësi, arsim në komisione parlamentare.
PROGRAMI PS "Nga nesër libri i programit do ti shpërndahet organizatave nga Bajram Curri në Konispol. Do nisim kontaktet intensive për të diskutuar mbi programin.”- theksoi Rama duke shtuar se mbledhjet e organizatave do të bëhen të hapura.Gjithashtu kërkoi fillimin e punës për të arritur objektivin e rritjes me 30% të anëtarësisë së PS.“Vet Partia Socialiste duhet të bëhet shtëpia e më shumë shqiptarëve. Të gjithë të larguarit për çdo arsye të ftohen për të marrë pjesë në diskutimet e programit në organizata.”
KOMISIONI I LIGJEVERama gjithashtu I propozoi Komisionit të Ligjeve që të nxisin procesin legjislativ për projektet që kërkojnë 3/5 e votave, dhe kërkoi që PS ti dorëzojë një axhendë të specifikuar pune komisionit, dhe të detajuar.
PR/BUXHETI "Për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që ti ikë përgjegjësive të veta e ti bishtnojë paktit që kemi ofruar ne e jo një pazar me ta. Të gjitha komisionet të përshpejtojnë punën për debatin mbi projektbuxhetin 2012. Të nxjerrim të gjitha faktet që dëshmojnë dështimin e qeverisë në ekonomi, shëndetësi, arsim etj", theksoi më tej Rama.
Shqiptarja.com analizoi dhe nxorri fakte të mashtrimit të kryeministrit me pr/buxhetin e 2012. Berisha paraqiti buxhetin e vitit 2012 si më të madhin në historinë e vendit, por miratoi të ardhura 2% më të ulta se sivjet.
(s.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.6%
Vota total: 625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor, 14:41
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21