TIRANE - Pas fjalimit të Kryeministrit Berisha me të rinjtë e PD-së, ka reaguar në Twitter kryesocialisti Rama, duke thënë se t’u flasësh përçart të rinjve kundër opozitës është shembull i katandisë se politikës qeverisëse.

“Sa gjynah ata të rinj që i kanë thirrur për ëndrrat (ç'kopjacë!) e u flasin për makthin që kanë ndaj opozitës (d.m.th ëndërr e vetme pushteti). Të anëtarësosh të rinj në partinë që qeveris e t’u flasësh përçart kundër opozitës, shembull kuptimplotë për katandinë e politikës qeverisëse”, shkruan Rama në Twitter.

rama
(Në foto profili zyrtar i Edi Ramës në Twitter)

(eç/shqiptarja.com)