Rama:Qeveria e re do të jetë më
e vogël, do shkrijmë 'shushunjat'

Rama:Qeveria e re do të jetë më<br />e vogël, do shkrijmë 'shushunjat'
Nga qyteti i Durrësit në turin e dëgjesave me qytetarët pas fitores me 74 mandate që i dhanë në 25 qershor, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria e re do të jetë më e vogël se ajo e mandatit të parë, pasi disa ministri dhe agjenci do të shkurtohen.
 
Gjithashtu, Rama iu rikthye përdorimit të fjalës ‘Shushunjë’ e përdorur gjatë fushatës kundër partive të vogla, kryesisht LSI-së.
 
Kryeministri deklaroi se i gjithë grupi i shushunjave do të shkrihet, ndërsa punonjësit që do të largohen nga administrata për mospërfillje të njerëzve nuk do të kenë të drejtë të afrohen për 10 vite.
 
Ishte njëri madje, që më çoi edhe mua SMS. “Voto 1-shin që të jesh i lumtur. I gjithë grupi i shushunjave do të shkrihet, pasi janë aty jo për t’i shërbyer njerëzve. Të gjitha këto po i përgatisim që në fillim të shtatorit të jemi gati me blloqet e mëdha duke filluar nga qeveria e re, që do të jetë më e vogël, më eficente dhe patjetër, do të ketë kapacitetin për të garantuar bashkëqeverisjen.
 
Nuk do të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk begenisin ti lexojnë dhe jo t’u kthejnë përgjigje njerëzve. Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë. Ata që largohen nga administrata për arsye mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite
” deklaroi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik