Rama: Qeveria e Saliut
fabrikon shifra false

Rama: Qeveria e Saliut<br />fabrikon shifra false
Kreu i PS, Edi Rama, i ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në tv News24 ka folur mbi situatën politike në vend programin e PS, mbi vendimin e gjykatës mbi videon Meta-Prifit dhe hetimeve mbi vrasjet e 21 janarit.

Është folur nga të gjithë edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar se shumë militant shkuan për të protestuar për 21 janarin, por u tha edhe që rreth 200 persona ishin aty për të krijuar rrëmuja?

Asgjë e tillë nuk ka ekzistuar janë vetëm broçkulla. Për këtë janë bërë hetime dhe gjykime mbi të gjithë demonstruesit e ndaluar, asgjë e tillë nuk ka rezultuar. Ka pasur një reagim spontan ndaj dhunës të policisë. Dhuna e policisë ka shthurur demonstruesit duke krijuar kushtet për një reagim spontan.

Ambasadori Arvizu bëri thirrje për të mos i bërë presion prokurorisë. A ju prek edhe ju?

Kërkesa jonë që Sali Berisha si kryeministër dhe Lulzim Basha si Ministër në atë kohë, janë kërkesa legjitime dhe jo presione. Ato urdhra nuk mund të jepeshin nga asnjë tjetër përvec këtyre dy personave.

Ngjarja e 21 janarit në një farë mase ishte edhe një pasojë, e cila u paraqit nga opozita si reagim ndaj videos së Meta-Prifti. Por u përdorë për të krijuar konflikte.

Tamam si ajo anekdota që mbaron me fjalinë “fakti ishte brenda”. Por më lejoni t’iu kujtojë vrasjet të pajustifikueshme nga ligji dhe në shkelje të kushtetutës. Nëse ajo që ndodhi do të ishte e ligjshme dhe kushtetuese, Kryeministri nuk do të kishte nevojë të fshihte provat, duke fshirë serverin e Kryeministrisë, gjë që ndodh vetëm me urdhër nga ai.

Si e gjykoni vendimin e Gjykatës së Lartë për Metën?

Farsë. Për të gjitha ato arsye që populli shqiptar i mendon. Pamë atë që pamë.

Folët për një drejtësi të korruptuar. Ju përcakton drejtësinë si shkaktare të situatës së sotme. Është një pushtet i pavarur. Si do të zgjidhet?

Është i pavarur kur është fjala për të gjykuar njerëzit e thjeshtë, por është e varur nga qeveria kur bëhet fjalë për njerëzit që kanë para dhe pushtet. Ajo blihet me para.

Qeveria ka kërkuar që të merrnit pjesë në reformën e drejtësisë. Pse nuk merrni pjesë?

Kjo është e pavërtetë, ne kemi konceptuar një pakt kombëtar mbi drejtësinë, i konceptuar në gjurmët të reformave spanjolle. Ky pakt u kërkua prej nesh në vitin 2008, por nuk ka dalë nga sirtarët e qeverisë. Qeveria ka frikë se humb pushtetin e saj mbi drejtësinë.

A mendoni se politika liberale e qeverisë ka shmangur krizën ekonomike?

Vetëm që liberale nuk është politka ekonomike e qeverisë, është një politikë ekonomike shtypëse dhe monopolizuese. INSTAT-i ynë është një minë me sahat, që fsheh dhe deformon të vërtetën.

Në rast se jemi i vetmi vend në botë që ka shmangur krizën, atëherë pyetja është pse shqiptarët blejnë më pak, pse nuk arrin dot të blejnë aq sa blinin më parë? Nëse bota sot është e shqetësuar për krizën, është shqetësim që buron në radhë të parë për shifrat e papunësisë, që në vendin tonë janë në qiell.

Nëse do të ishit ju kryeministër si do e përballonit?

Kemi një program të qartë për zhvillimin ekonomik, të shëndtetësisë, atë rural etj. Është një program fitues që i afrohet popullit. Duhet angazhuar jo për atë që është e pabëshme por për atë që është e mundshme. Cmimet po rriten përditë duke bërë që familjet të reduktojën shpenzimet e tyre.

Një indeks tjetër i krizës ekonomike është papunësia. Ndërkohë që te ne është e fiksuar prej kohësh në 12%, e lartë por më e mirë se ato në Itali, Spanjë...

Qeveria lexon shifrat e atyre që shkojnë në dyert e qeverisë për të kërkuar punë. Po për të tjerët? Lexoni shifrat e degraduar që praqet BSH, mbi një milion të papunë. Kjo, për një vend si Shqipëria, është një shifër katastrofike. Kjo na jep mundësin për të thënë dicka: Që modeli ekonomikë ka dështuar. Duhet ndryshuar rrënjësisht model dhe mënyrën e të qeverisjes.

Taksa e sheshtë nuk do ti frenojë bizneset të investojnë?

Nëse ka një forcë të interesuar për një vend normal, kjo forcë është biznesi. Përkthimi që i bënë pala kundërshtare alternativës sonë është një përkthim i bërë qëllimisht mbrapsht. Është e pamundur që një infermiere të paguaj më shumë taksa se një Mjek. Është e pamundur që cilido con në familjen e tij një rrogë që mezi mban dhe familjen të paguaj më tepër taksa se sa një deputet. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi