Rama: Qeveria ngrin reformën
zgjedhore dhe atë parlamentare

Rama: Qeveria ngrin reformën<br />zgjedhore dhe atë parlamentare
TIRANË – Partia Socialiste jep alarmin se reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare kanë mbetur në vend numëro. Kryesocialisti Rama, në mbledhjen e grupit kuvendor ka deklaruar se qeveria shqiptare, sipas tij, nuk ka vullnet, ndërkohë që reforma zgjedhore tani duhet të ishte në përfundim e sipër.
“Jemi shumë larg objektivit tonë për shkak të zvarritjes nga ana e palës tjetër. Përfaqësuesit tanë në kom e reformës kanë paraqitur propozime të cilat janë të lidhur me dosdmoshmërinë eleminimit të atyre që kanë ndodhur në zgjedhjet e shkuara. Pala tjetër ka pak vullnet për ti dhënë drejtimin e duhur procesit e të lihet koha e nevojshme për implementimin e reformës”, tha kryesocialisti.
Sipas tij, reforma zgjidhet direkt me fatin e statusit të kandidatit , por edhe me fatin e standartit të zgjedhjeve të ardhshme.
“Ne do të mbetemi të vullnetshëm për të miratuar një orë e më parë ndryshimet që do marrin consensus në komisionin e ligjeve. Shprehim shqetësimin se reforma zgjedhore nuk mund të kompromentohet. Edhe reforma parlamentare ka mbetur në pikat kyce të saj. Nëse këto reforma nuk kalojnë atëherë integrimi është i kompromentuar. Përgjegjësi i vetëm është qeveria shqiptare”, tha Rama.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane