Rama:Quajte llum të përndjekurit
Berisha:The të varen komunistët

Rama:Quajte llum të përndjekurit<br />Berisha:The të varen komunistët<br /><br>
Amendamenti i Partisë Demokratike për ish-të përndjekurit politik ka sjell përplasje në Kuvend mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama. Ky i fundit u shpreh se në 1991, Berisha i kishte thënë se po tentohet të nxirret nga burgu llumi i Shqipërisë. Në kundërpërgjigje, Berisha mohoi këtë qëndrim, duke u pohuar se ishte Rama ai që i kishte kërkuar varjen e komunistëve nëpër shtylla.

Kreu i qeverisë rrëfeu takimin e parë me Berishën në vitin 1991, teksa shoqërohej nga shkrimtari Kasem Trebeshina dhe publicisti  Ardian Klosi. Rama tha se Berisha e kishte akuzuar se do nxirrte lumin nga burgu, duke iu referuar ish-të dënuarve nga regjimi komunist. 

"Jam takuar me Saliun në janar të vitit 1991. Shoku Sali atëherë, se ishte me teserën e partisë në xhep. Atëherë më tha mua, isha me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin, se ju doni të nxirrni llumin nga burgu. Sekretari i Parë i Partisë e ka kthyer PD-në në një karagjozllëk kombëtar. Ju nuk dini të bëni shtet, nuk dini të bëni punë, përveçse të ndërtoni fshatin tuaj të vogël në çdo zyrë. E mori nga Ramizi, ia la Ramizit xhunior. Qeshu Sali, qeshu se PD-ja është e jotja. Nuk ju them pse nuk bëtë stadiume sepse Saliu futbollin e ka luajtur me gurë. Këtu Saliu është i justifikuar. Çfarë t’ju them juve, ju vini këtu me avazin droga, droga, droga, krimi, krimi, krimi duke na e bërë kaq të lehtë fundin e kësaj beteje politike. Tani shoku Ramiz, hajde fol këtu për drogën, për krimin, për narkoshtetin, fillo e merre fjalën”, tha Rama. 

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha dha një tjetër version të këtij takimi. Sipas tij, Rama kishte thënë se do kërkonte në fjalim varjen e ish-komunistëve. "Fole për një takim të janarit 1991. Është e vërtetë që ke ardhë, që ke ardhë me dy vetë. Më tha se ‘unë nuk flas si ti, unë do të them në çdo shtyllë duhet varur një komunist, një anëtar i Byrosë Komuniste’. Thuaje i thashë, po mos harro babanë tënd. E them edhe për atë, më tha”, tha Berisha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje