Rama "fal" Bashën për "Shullazin"
 I kujton lidhjet me kriminelët

Rama "fal" Bashën për "Shullazin"<br /> I kujton lidhjet me kriminelët
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me Emiljano Shullazin. Shefi i qeverisë në një status në rrjetin social Facebook, duke kujtuar një shprehej të Emmanuel Kantit, shkruan se opozita bën shpifje për ato gjera që i ka bërë vetë kur ka qënë në pushtet. Rama thotë se Emiljano Shullazi është ai që në vitin 2011 Emiljano Shullazi ka prishur aktivitetet elektorale të PS-së. Në ndryshim nga dy anëtarët e tjerë të PD Arben Ristani dhe Edi Paloka, për të cilët Rama ka ngritur padi për shpifje, ai thotë se nuk do të bëjë të njëjtën gjë për kreun e kësaj force politike, Lulzim Bashën. Rama shkruan se kreu i PD meriton vetëm keqardhje. 

...
Beteja e parë politike mes mazhorancës dhe opozitës për këtë vit, ka nisur dhe po vijon me akuza të ndërsjellta për lidhjen e secilës palë me krimin. Kryeministri Edi Rama, është distancuar plotësisht nga Emiljano Shullazi, personi për të cilën opozita e akuzon se ka lidhje të forta, duke kujtuar edhe të shkuarën e tij kriminale.

Kreu i qeverisë, theksoi se për personin për të cilin qeveria e tij dhe ai vetë akuzohen, është dokumentuar se ka qenë aktiv për prishjen e aktiviteve elektorale të Partisë Socialiste në vitin 2011. “Është e dokumentuar se individi me rekorde kriminale për të cilin na akuzojnë, më akuzojnë - me shpifje për të cilat dy padi penale e civile janë rrugës -, ka qenë aktiv në prishjen e aktiviteteve tona elektorale në betejën e famshme të 2011 për Tiranën”, ka deklaruar Rama. 

​Akuzat e formuluara në media gjatë këtyre ditëve nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha nuk do të shoqërohen nga paditë për shpifje nga zyra e kryeministrit, pasi siç theksoi vetë Rama, kryetari i sotëm në PD është peng i trishtueshëm dhe i shumfishtë që meriton vetëm mëshirë.

Statusi i kryeministrit Edi Rama 

"Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjera qe i ke bere apo je ne gjendje t'i besh vete!", thote Emmanuel Kant-i. I cili me kujtohet sa here i degjoj lehaqente te shpifin ndaj meje. Dhe kur lehaqenia vjen prej atyre qe kane qene tete vjet ne pushtet, kryeminister, ministra te brendshem apo kanakare te spikatur te pushtetit qe iku, thenia e Kantit behet tronditese. Shpifin duke na akuzuar, duke me akuzuar, per çfare kane bere vete! U duket se ne jemi njesoj si ata dhe tanime qe jemi ne qeveri, bejme ate qe benin ata vete; bashkeqeverisim me krimin; e perdorim policine si ure lidhese me krimin; perdorim kriminelet per te trembur opoziten.

Eshte e dokumentuar se individi me rekorde kriminale per te cilin na akuzojne, me akuzojne - me shpifje per te cilat dy padi penale e civile jane rruges -, ka qene aktiv ne prishjen e aktiviteteve tona elektorale ne betejen e famshme te 2011 per Tiranen.

Gjate ketyre diteve te kesaj ofensive shpifjesh kam menduar vetem nje gje: Sa shume, o Zot sa shume mire ka bere vota e 23 qershorit per kete vend! Ka shkulur nga pushteti nje skote te lidhur fort me krimin dhe ka hapur rrugen per ta çliruar policine nga kthetrat e krimit! Ajo vote historike i ka dhene krahe perpjekjes me serioze e me te qendrueshme antikrim qe nje qeveri shqiptare ka bere ndonjehere.

Nuk do t'i kerkoj zyres sime juridike te shkruaje padine e dyfishte edhe per Lulezim Bashen, njesoj si per dy bashkepunetoret e tij me te ngushte ne lidershipin e PD - vajmedet PD ku te lame e ku na mbete!

Sepse, ndryshe nga ata dy prototipat e rrugaçerise politike qe ka ne krah, kryetari i sotem PD eshte peng i trishtueshem dhe i shumefishte qe meriton vetem keqardhje.

Nderkohe, padyshim, mospaditja prej keqardhjes e Lulezim Bashes, nuk do te perbeje asnje pengese ne zbardhjen e çeshtjes. Le te japin dy shquparaket e tij te vajmedetshem nje prove te vetme per lidhjet per akuzat e ketyre diteve nga foltorja e PD, dhe Kuvendi le te zgjedhe nje kryeminister tjeter. Por ne te kundert, ky eshte rasti qe kjo politike e shpifur e lehaqenies ndaj kundershtarit vetem per te çoroditur opinionin, te ndeshkohet ligjerisht ne menyren me shembullore.


Incidenti në zgjedhjet lokale e letra e PS për krerët e shtetit

Ja çfarë shkroi Xhafaj për Shullazin dhe mbështetja që i dha PD


Konflikti PS-PD dhe përfshirja e emrit të Emiljano Shullazit në akuzat e ndërsjellta mes tyre, nisi fillimisht në vitin 2011. Në atë kohë ishin të majtët që me anë të një letre të dërguar krerëve të shtetit, kërkonin vëmendjen për ngjarjet e ndodhura gjatë fushatës së vitit 2011, për të cilat ata akuzonin sërish Shullazin. Kështu në 06.05.2011, Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj i dërgoi një letër zyrtarëve më të lartë të shtetit ku shprehet shqetësimi ndaj shtetasit Emiljano Shullazi.

Në shkresën e dërguar sqarohej se ky individ së bashku me grupin e tij në kundërshtim me ligjin në funksion të interesave elektorale duke patur kontakte të drejtpërdrejta me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Agron Kuliçaj, atë të Tiranës Saimir Muçaj dhe shefin e komisariatit Nr.2 Erzen Breçani, po ushtronin presion ndaj socialistëve. Në letër theksohej se mbështetja që shteti i kishte dhënë këtyre individëve kishte bërë që ata të merrnin statusin e të paprekshmit, duke u shndërruar në kërcënim. Xhafaj në letrën e tij, drejtuar krerëve të shtetit, kishte përmendur një sërë incidentesh të shkaktuara nga ky grup në drejtim të subjektit politik “Partia Socialiste”.

Mes këtyre incidenteve renditej prishja e mitingut elektoral në viti 2011, i cili po drejtohej nga deputetët socialistë Vasilika Hysi dhe Besnik Bare, ndërkohë që theksohej gjithashtu vendosja e një sasie të konsiderueshme tritoli ndaj kandidatit të atëhershëm të PS-së, Erion Koka.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!