Rama-qytetarëve:Vendoseni ju notën
për administratën, ne marrim masat

Rama-qytetarëve:Vendoseni ju notën<br />për administratën, ne marrim masat
Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook”, këtë herë u kërkon qytetarëve që të vlerësojnë cdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve  me nga një notë. Dhe mbi bazën e koeficientit të vlerësimit, shpjegon Rama do të ndërmerren një seri masash administrative që nga shpërblimet deri tek penalizimet.

Statusi i Ramës:

NOTA JUAJ


"Ju lutem hidhini një sy dhe mundësisht shkruani çfarë mendoni🙏:

Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.

Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.

Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.

Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një seri masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut".

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit