TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se raporti i publikuar dje nga Global Financial Integrity (GFI) është e vërtetë rrënqethëse e një pushteti të ardhur nga votat e vjedhura. Sipas këtij raporti nga Shqipëria janë larguar jashtë vendit 1.3 miliardë dollarë

“E vërteta rrëqethëse e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë -1.3 miliarde USD “të arratisura”- shkruan Rama në profilin e tij në Tëitter.

Grupi i Avokatisë kundër Korrupsionit, me qendër në Uashington, ka konstatuar se paratë - në sasinë sa një e treta e një buxheti vjetor total të Shqipërisë - kanë dalë jashtë vendit në një hark kohor prej 5 vitesh. Këto para janë fituar përmes korrupsionit, evazionit fiskal apo aktiviteteve të tjera ilegale, si krimi i organizuar, thekson raporti.

(sg/shqiptarja.com)