E njëjta gjë ndodhi edhe me urimin personal të liderit të PS, Edi Rama, për shqiptarët. Kujtojmë se ai zgjodhi një mënyrë origjinale për të përshëndetur ditën e ndërrimit të viteve me anë të një fotografie të artistit Man Ray.
Edi Rama pas komenteve të ditëve të fundit ka reaguar pak momente më parë në Twitter duke thënë se:
“Jam i mahnitur me reagimet për foton e urimit tim në web, si largqoftë në kohën e Plenumit IV! Po ato gogësima orientale para të bukurës”.
Më poshtë sjellim disa pjesë nga artikuj të medieve të ndryshme mbi kartolinën e urimit publikuar nga Rama.
Tv Klan
Edi Rama ka zgjedhur kete portret te pazakonte per te uruar festat e Vitit te Ri. Ndryshe nga vitet e shkuara kur kreu i PS-se ka derguar kartolina per te uruar miqte, personalitetet, koleget, gazetaret apo edhe qytetaret, kete fundviti ai ka publikuar edhe ne blogun e tij ne internet kete kartoline. Portreti “Le Violon d’Ingres” eshte veper artistike e Man Ray-it, e realizuar ne vitin 1924 dhe ka qene revolucion per ate kohe. posted at albavipneës.blogspot.com. Nuk ka asnje sqarim perse Rama ka zgjedhur pikerisht kete veper nudo, per te uruar kedo qe klikon tek blogu, edirama.al. Cfare paraqitet ne portret nuk duket se ka asnje pike te perbashket me nje urim te festave te fundvitit. Babagjyshi i Vitit te Ri, pema e Krishtlindjeve eshte zevendesuar me kete portret.
Panorama.com.al
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Rama ka preferuar të dërgojë kartolina në çdo zyrë, redaksi apo derë qytetarësh, këtë vit Rama ka zgjedhur një portret gruaje gjysmë të veshur, e cila ka nxjerrë kurrizin dhe fundshpinën zbuluar deri në detaje. Portreti është vepër artistike e amerikanit Man Ray, e realizuar në vitin 1924 dhe mban emrin “Le violon d’Ingres”. Si një artist që është, Rama me këtë gjetje, një nudo e vitit 1924, revolucion për atë epokë, duket se ka dashur të imponojë shijet e tij artistike, por dhe ndoshta të provokojë një debat, që shpesh politika e bën pjesë të vetën, në ditët e fundit të këtij viti, i cili nisi vrullshëm politikisht dhe po përfundon më qetë se ç’pritej.
Gazeta55.al
Dje Edvini i ka përshëndetur socialistët, por edhe miqtë e tij të ngushtë, me një kartolinë që paraqiste një foto nudo. Ai s’ka respekt as për anëtarët e partisë, aq për miqtë e as për zgjedhësit, prandaj ka ripërsëritur lakuriqësinë, si konstanten e tij politike dhe si alternativën provokative që ai do t’u paraqisë shqiptarëve edhe gjatë 2012-s. Kartolina e festës së Vitit të Ri për shqiptarët, nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, është kjo fotografi e një femre nudo. Kjo zgjedhje perverse e radhës, prej tij, është, asgjë më shumë se tregues domethënës, se ai s’ka respekt për socialistët, s’ka një axhendë politike, kërkon të konfirmojë se mbetet i njëjti dallkauk që ka vënë nën këmbë të majtën e po kërkon të mbajë peng edhe të ardhmen e Shqipërisë...
Balkanweb.com
Kryetari socialist, Edi Rama ka zgjedhur një tjetër kartolinë tipike për shijet e tij artistike, për të uruar Vitin e ri 2012. Në faqen e tij në internet, www.edirama.al, kreu i PS-së ka postuar dje, një fotografi të një femre nudo dhe në fund të saj shkruhet: Gëzuar 2012.
Mapo.al
Fotografia është realizuar në vitin 1924 dhe mban emrin “Le violon d'Ingres” (Violina e Ingresit). Fotografia bën fjalë për një modele, pjesa e pasme e së cilës është transformuar në një instrument muzikor, në një violinçel. Violina e Ingresit është një fotografi komplekse, që tregon një kohë të gjatë admirimin e fotografit Man Ray për Ingresin, si dhe dëshirën e tij për t’u tallur me traditën. Kartolina e Ramës duket se i drejtohet pikërisht femrës dhe gjendjes së saj sociale, së cilës duket se i është referuar edhe vetë autori i kësaj fotografie shumë kohë më parë, që e lidhte natyrën revolucionare të shtrembërimeve të trupit të Igresit me shtrembërimet sociale të asaj kohe.
Shekulli.com.al
Kreu i PS-së Edi Rama ka zgjedhur t’u dërgojë miqve të vet, për festat e fundvitit, një kartolinë që riprodhon imazhin e mirënjohur të Man Ray-t, Le Violon d’Ingres. Meqë, në vështrim të parë, ky imazh është i një gruaje lakuriqe, mediat e djathta të Tiranës u skuqën flakë dhe shpërthyen koralisht në një Vade retro, satana!.
Albeu.com
Kartolina mund të ketë vlera të larta artistike, por të urosh shqiptarët për Vitin e Ri me këtë kartolinë, nuk është edhe aq e zakonshme dhe normale. Ose siç na kishte shkruar një vizitor i Portalit tonë përmes e-mailit: "Edi Rama na uroi Vitin e Ri duke na treguar b... e një gruaje".
Shtypidites.com
Kryetari socialist, Edi Rama ka zgjedhur një tjetër kartolinë tipike për shijet e tij artistike, për të uruar Vitin e ri 2012. Në faqen e tij në internet, ëëë.edirama.al, kreu i PS-së ka postuar dje, një fotografi të një femre nudo dhe në fund të saj shkruhet: Gëzuar 2012.
Klankosova.tv
Edi Rama ka zgjedhur një portret të pazakontë për të uruar festat e Vitit të Ri. Portreti “Le violion d’Ingres” është vepër artistike e Man Ray, e realizuar në vitin 1924 dhe ka qenë revolucion për atë kohë. Nuk ka asnjë sqarim përse Rama ka zgjedhur pikërisht këtë vepër nudo, për të uruar këdo që klikon tek blogu, edirama.al.
Lajme.shqiperia.com
Edi Ramës i pëlqen të provokojë herë pas here duke mos i shpëtuar dellit të artistit brenda vetes. Kur vjen puna për kartolinën e Vitit të Ri, apo për ndonjë eveniment të PS-së, të gjithë e dimë që ai kujdeset për detajet artistike të pamjes. Ndoshta një provokim mund ta quajë ndokush dhe kartolinën për vitin 2012, me të cilën hapet faqja zyrtare e tij edirama.al. Një foto e famshme nudo në një sfond të zi, ku shkruhet Gëzuar 2012. Kjo nudo i përket artistit amerikan Man Ray dhe titullohet Le violon dIngres (Violina e Ingresit), e bërë në vitin 1924. Megjithatë kjo është vetëm kartolina intro tek faqja online, ndërkohë akoma nuk kemi në dorë kartolinën zyrtare që Rama do u shpërndajë miqve për vitin e ri.ah/shqiptarja.com/