Rama: Reforma hap negociatat
ekstremizmi rrezik mjaft serioz

Rama: Reforma hap negociatat<br />ekstremizmi rrezik mjaft serioz
Kryeministri Rama tha nga takimi rajonal për luftën kundër terrorizmit se Reforma në Drejtësi i hap rrugën procesit të negociatave për integrimin në BE dhe e shkëput vendin nga tranzicioni. 

“Rruga e integrimit bëhet shpesh e mërzitshme. Kapitujt 23, 24 lidhen me drejtësinë, të drejtat themelore, ligjin dhe sigurinë. Edhe pse nuk kemi filluar zyrtarisht negociatat kemi kohë që kemi nisur rrugën e reformave. Me përmbylljen e reformës në drejtësi do bëjmë një hap de facto përpara edhe pse vendeve të tjera kanë hapur negociatat pa reformuar sistemin e drejtësisë. Këto do ishin iluzione pa një sistem sigurie…Sfidat e fundit na bëjnë të diskutojmë rreth nevojës së sfidave të përbashkëta siç është edhe terrorizmi e ekstremizmi”,- tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se ekstremizmi është një rrezik serioz duke shtuar se e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga ai është bashkëpunimi dhe koordinimi mes shteteve.

“E vetmja mënyrë për t'u mbrojtur është përgatitja për bashkëpunim, parandalimi i shndërrimit në terroristë të grupeve dhe njerëzve që duan të shkojnë drejt kësaj gjendje…Ekstremizmi është një virus që mund të vritet, duhen strategji kundër tij”,- vijoi më tej ai.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencën rajonale “Për luftën kundër terrorizmit"‏

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora