Nga mbledhja e qeverisë dhe Grupit parlamentar të PS, Rama foli edhe për reformën në drejtësi.

“Asnjë nuk ishte hetuar më parë dhe korrupsioni ishte pranuar. Më kujtohet se kur njerëzit mbështesnin reformën në drejtësi, prapëseprapë pyetjes nëse besonin se do të shihnin zyrtarë të lartë para drejtësisë i përgjigjeshin ‘jo’. Reforma jonë në drejtësi e ngriti drejtësinë në nivele që nuk imagjinoheshin. Reforma në drejtësi rrëzoi monumentin e pandëshkueshmërisë.

Çasti më i rrezikshëm për një qeveri vjen kur ajo ka nisur të ndryshojë gjërat dhe shembujt e ndryshimit që kemi sjellë janë të panumërt. Asnjë nuk ishte hetuar më parë dhe korrupsioni ishte pranuar”, tha kryeministri Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Grupi i PS/ Rama: Dy dokumente për reflektimin mbi bulevardin e flamingove! Nis era e re e kërkesave, mbyllet epoka e mangësive