Rama: Reforma miratohet me
94 vota, ky është konsensusi

Rama: Reforma miratohet me<br />94 vota, ky është konsensusi
Kryeministri Edi Rama u shpreh në një konferencë për shtyp, pas takimit trepalësh për reformën në drejtësi, se 21 korriku duhet të jetë dita e bashkimit që do t'i çelë rrugë një revolucioni të mirëfilltë dhe transformimi të madh të Shqipërisë.

Duke e konsideruar reformën në drejtësi një revolucion të pashmangshëm, shefi i mazhorancës u shpreh i bindur se paketa e ndryshimeve Kushtetuese do të miratohet në 21 Korrik dhe për të do të shkojnë 94 vota.

"Reforma do të votohet në 21 Korrik. Me konsensus ose pa konsensus reforma do të kalojë. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti. Nëse do të kishim 100 përqind konsensus, kjo do të ishte e mirëseardhur", u shpreh Rama, ndërsa paralajmëroi se miratimi i reformës në drejtësi do të shënojë edhe një ndarje të re dramatike.   

"Edhe pak ditë na ndajnë nga një moment që unë do ta uroj deri ditën e fundit, deri orën e fundit, që të jetë momenti i bashkimit të të gjithëve dhe i votimit të të gjithëve bashkë për t’i çelur rrugën këtij revolucioni, por, që mund të jetë dhe momenti dramatik i një ndarje të re. I ndarjes së qartë dhe të prerë, mes atyre që janë të vetëdijshëm në atë parlament për atë pse janë aty dhe që do ta përfaqësojnë me dinjitet ambicien e popullit shqiptar për t’u çliruar nga kthetrat e një sistemi të korruptuar drejtësie. I cili, iu ka marrë frymën, iu ka nxirë jetën dhe iu ka penguar të ardhmen për 25 vite me radhë. Dhe, atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal të ndodhë", u shpreh Rama. 

Kreu i qeverisë tha se vullneti i PS-së është i qartë për të votuar reformën në mënyrë që vendi të çlirohet nga epoka e dominuar nga mungesa e drejtësisë. "Kjo është reforma më e rëndësishme, dhe padyshim më historikja që duam ta çojmë përpara. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur t'i hapim rrugën këtij revolucioni dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të ndahet nga një epokë e dominuar nga mungesa e drejtësisë", tha Rama gjatë një takimi me disa të rinj pjesë e Akademisë Politike të PS-së.  

Kryeministri Rama mbrojti edhe qëndrimin e tij se pse shqiptarët nuk mund të bëjnë dot procesin e vlerësimit të gjyqtarëve.

"Pse nuk mund ta bëjmë ne skanimin? Sepse po të ishim të zotët do ta kishim bërë me kohë. E dyta, për fat të keq, në sytë tanë para syve tanë për 25 vjet me radhë, është ushqyer me gjakun e këtij populli, është ushqyer e dhunimit, përfitimet nga dhunimi i të drejtave të këtyre njerëzve një mostër të cilës ne nuk i bëjmë dot ballë vetë. I bëjmë ballë vetëm në bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët, duke pasur në krahun tonë ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) të cilin ata që janë mësuar të blejnë gjithçka dhe të dhunojnë gjithkënd, nuk mund ta blejnë dot. E hatashme të mendossh sesi një parti politik i kundërvihet ONM-së, i cili s'do bëjë as më shumë e as më pak, por thjesht skanimin me kritere të mirëpërcaktuar të pasurisë, vendimmarrjes dhe aftësive të të gjithë atyre, gjykatësve dhe prokurorëve, përfshirë edhe ata që do të jenë anëtarë shqiptarë në komisionin e vettingut", tha Rama.

Pa bashkëpunimin e ndërkombëtarëve, tha Rama, drejtësia e re është e destinuar të rikapet nga ata që e kanë mbajtur peng prej 25 vites. "Ne jemi të bindur që vetëm ky bashkëpunim, mund të na çojë ne drejt qëllimit që duam, përndryshe e gjithë reforma ka rënë, e gjithë ngrehina e re është e destinuar të rikapet në dorë nga gjykatës e prokurorë, që prej 25 vjetësh e kanë mbajtur peng drejtësinë me avazin e vjetër", theksoi kryeministri.  

Kreu i qeverisë thumboi edhe partnerin e koalicionit, kryetarin e LSI, Ilir Meta, i cili një ditë më parë propozoi qeveri ekspertësh, se s'mund të lejohet pengmarrja e vendit për arsye politike apo numerike. "Ne nuk mund t’i lejojmë vetes për asnjë arsye politike, apo numerike, pengmarrjen e vendit tonë dhe që në heshtje të shohim se si Shqipëria në vend të çelë negociatat për t’u bërë pjesë e BE-së, të damkosemi si një vend që refuzoi përfshirjen e partnerëve tanë strategjikë nga pastrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar", theksoi kryeministri. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime