Rama:Reforma në mars, Gjiknuri
"Të gjendet konsensusi me PD"

Rama:Reforma në mars, Gjiknuri<br />
TIRANË - Reformimi i sistemit të drejtësisë duhet të ndodhë sa më shpejt, e veç vendosmërisë që shfaqi në deklaratën krah John Kerry-t për të miratuar reformën në Kuvend në muajin mars, mazhoranca sheh të sheh të rendesishme uljen në bisedime me opozitën për të arritur konsensusin.
 
Teksa drejtoi mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama tha se për realizimin e reformës gëzohet mbështetja e partnerëve, ndërsa ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri theksoi se se për këtë reformë duhen gjetur pikat ku bashkohen e ndahen me opozitën. Këtë porosi Rama e dha pasi dëgjoi për më shumë se një orë raportin e kryetarit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafa.

...

Mbledhja e grupit parlamentar socialist këtë të hënë u përqendrua pikërisht në sistemin e drejtësisë dhe nevojën për reformimin rrënjësor të tij në kushtet kur të gjithë kanë bindjen se ai është i kapur nga krimi dhe korrupsioni.
 
I këtij mendimi është edhe kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili paraqiti me detaje para kolegëve socialistë punën e bërë që në krye të herës e deri në kohën kur komisioni i është drejtuar sërish Venecias për raportin paraprak i cili pritet të publikohet pas datës 20 shkurt..
 
Burime brenda takimit thanë për Shqiptarja.com se Xhafaj foli ashpër për sistemin aktual, ku tha se është kthyer në një qark klientelist dhe po përballet me një sërë problematikash, duke bërë që edhe vetë pjesëtarët e këtij sistemi të pranojnë se mes tyre ka korrupsion.

Kjo, sipas Xhafajt ka dalë në pah nga progres raporti i vitit 2015, përmes të cilit faktohet kapja e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni dhe krimi.
 
“Sistemi i drejtësisë është kthyer në qark klientelist, besueshmëria e qytetarëve është në nivele të ulëta, sistemi i drejtësisë përballet me shumë probleme,kapja e sistemit të drejtësisë nga segmente të politikës dhe të krimit,në sistemin e drejtësisë mbizotëron korrupsioni. Sot drejtësia shitet dhe blihet, madje 25% e gjyqtarëve mendojnë se sistemi është i korruptuar, ndërkohë që 80% thonë se sistemi ka ndikim politik. Sistemi është kthyer në qark klientelist dhe në 23 vite s’ka pasur nisma për reformën në drejtësi. Të gjitha këto të dhëna janë bërë të ditura nga progres raporti i vitit 2015”, -  mësohet të ketë deklaruar Xhafa duke shtuar se miratimi i reformës është domosdoshmëri.

Ministri Damian Gjiknuri është shprehur se për këtë reformë duhen gjetur pikat ku bashkohemi e ndahemi me opozitën.
 
"Reforma në drejtësi deri më tani ka ecur shumë mirë, një punë jashtëzakonisht  mirë e demonstruar edhe këtu. Opinion i Venecias mund të mos jetë shterues për të gjitha pikat.  Për arsye strategjike, për ta zhveshur opozitën nga çdo lloj argumenti është me rëndësi që nivel politik strategjik të përcaktohen gjërat për të cilat mund të bëhet kompromis dhe gjërat që janë thelbësore e për të cilat nuk mund të bësh kompromis pasi cenojnë thelbin e reformës", mësohet të jetë shprehur Gjiknuri
  
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar socialist kishte në vëmendje vetëm reformën në drejtësi dhe nuk u diskutua për procesin e zgjedhjes së delegatëve apo debatin e brendshëm në parti për këtë proces.

Një ditë më parë sekretari Amerikan i shtetit John Kerry kërkoi angazhim të palëve për finalizimin e reformës në drejtësi, për të cilën kryeministri Rama siguroi se ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi do të miratohen në parlament brenda muajit mars. Nga ana tjetër kreu i opozitës Basha tha pas takimit me sekretarin amerikane se kjo reformë do të kalojë vetëm sipas rekomandimeve të komisionit të Venecias.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri