24 orë përpara nisjes së seancës së Kuvendit, ku pika e parë e rendit të ditës është reforma në drejtësi, kryeministri Edi Rama ka shkruar në një status në Facebook, ku thekson se reforma do të votohet. Sipas kreut të qeverisë, thirrja e reformës shemb çdo mur shurdhërie dhe Shqipëria do të vijojë rrugëtimin e saj drejt Europës. 

"Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra në xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdhërie. Ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europës!", shkruan Rama në Facebook. 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë shprehu vullnetin e mazhorancës për të votuar në unanimitet paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës.

Sipas kreut të qeverisë, reforma do miratohet të enjten në Kuvend me 94 vota, shumicë kjo absolute e anëtarëve të Kuvendit, e mjaftueshme për ta kaluar kaluar draftin.

Nga ana tjetër, edhe opozita duket se është tërhequr nga qëndrimi fillestar, duke pranuar diskutime mbi draftin hibrid të Victoria Nuland, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh dje se deputetët demokratë do të votojnë reformën.  

 Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com