Rama: Reforma territoriale për
opozitën veto e bashkëkryesim
Mazhoranca i krijon të gjitha kushtet opozitës që të marrë pjesë në reformën e territorit, kërkesë kjo e kahershme e partnerëve tanë nëdërkombëtarë.
TIRANE- Mazhoranca i krijon të gjitha kushtet opozitës që të marrë pjesë në reformën e territorit, kërkesë kjo e kahershme e partnerëve tanë nëdërkombëtarë. Kyeministri Edi Rama ftoi opozitën të jetë pjesë e komisionit të posaçëm kuvendor për reformën territoriale, ku shprehu gatishmërinë t’i njohë të drejtën e bashkëkryesimit dhe të gjitha të drejtat që garantojnë barazinë, përfshirë edhe veton. Deklarata ka ardhur në ceremoninë e nënshkrimit të "STAR" projekti i asistencës ndërkombëtare, në mbështetje të qeverisë shqiptare për reformën administrativo-territoriale, ku Rama u shpreh se maxhoranca i ka votat që këtë herë politika shqiptare të mos jetë pengesa e papërgjegjshme, por dëshiron pjesëmarrjen e opozitës.
“Kjo është kryereforma. Ka dhe votat e shumicës së cilësuar që lypset për ta kaluar në Kuvend. Votat e shumicës që Aleanca e Shqipërisë Europiane i ka, janë arsyet e fundit për të besuar se këtë herë politika shqiptare nuk mund të jetë pengesa e papërgjegjshme tradicionale. Por duam që këtë reformë ta udhëheqë Kuvendi me një komision të posaçëm kuvendor. Jo vetëm dëshirojmë pjesëmarrjen e plotë të opozitës në hartimin e projektit të reformës, por kemi gatishmërinë që në bazën e praktikës së mirë t’i njohim opozitës të drejtën e bashkëkryesimit e të gjitha të drejtat që garantojnë barazinë në komision përfshirë dhe veton siç është përdorur në praktikën e komisionit të reformës zgjedhore”, tha ai.
Përgjigja Ramës vjen një ditë pas tryezës së përbashkët e PD dhe aleatëve të djathtë nga ku doli një qëndrim i përbashkët i opozitës se nëse nuk jepet e drejta e vetos s’marrin pjesë në komision. Për të kjo reformë s'ka lidhje me interesat partiake dhe shprehet i hapur për të mirëpritur çdo sugjerim. “Jemi të hapur dhe mirëpresim çdo ide, sugjerim dhe kontribut nga të gjithë në çdo nivel parlamentar a komunitar.
Dëshirojmë dhe urojmë që opozita ta nxjerrë jashtë axhendës së aksionit të vet legjitim antiqeveritar këtë temë të madhe të politikës dhe të mos mungojë në rrugën e reformës me interes të madh kombëtar publik e komunitar. Vizioni ynë s’lidhet me asnjë inters partiak në favor apo kundër një pale”, tha Rama.
Projekti “STAR”, firmosin Çuçi-Oruc Në ambientet e Kryeministrisë u mbajt dje ceremonia e nënshkrimit të projektit STAR, projekt i asistencës teknike që do mbështesë gjithë etapat e reformës së re administrativo-territoriale. Ky projekt mbështetet financiarisht nga qeveria suedeze, qeveria amerikane, qeveria zviceriane dhe PNUD-i. Reforma admistrativo-territoriale është një nga reformat më të rëndësishme strukturore të shtetit që do të përmirësojë diametralisht shërbimet publike për qytetarët.
Kjo reformë do të fuqizojë qeverisjen vendore e do krijojë hapësira të reja për zhvillim social-ekonomik të vendit. Do jetë një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe do të konsultohet gjerësisht me komunitetet vendore e grupet e interesit. Projekti STAR u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi e Znj.Yesim Oruc, Drejtoreshë e PNUD-it në Shqipëri.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Katari po tenton të zgjerojë fushën e ndërmjetësimit mes Kievit dhe Moskës! Forcat ajrore të dy shteteve lëshojnë dronë njëra-tjetrës gjatë natës
29 Nëntor, 09:26
-
Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj
29 Nëntor, 09:26
-
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
29 Nëntor, 09:14
-
Vrasja e Martinit/ Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë! S'u përdorur thika e postuar në rrjete
29 Nëntor, 09:12
-
Kosovë/ Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit, dëmtohen dhe 4 makina! Tre ditë më parë u sulmua stacioni policor
29 Nëntor, 08:51
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor, 08:46
-
Conference League/ Chelsea dhe Legia nuk falin, dy skuadrat kalojnë në fazën e 1/16! Rezultatet e 17 ndeshjeve
29 Nëntor, 08:46
-
VIDEOLAJM/ Lezhë/ Nënkalimi në Fushë Mamurras i pakalueshëm për makinat e vogla, niveli i ujit arrin 40 cm
29 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Sheshi 'Duomo' i Milanos kuq e zi për 28 Nentor! Shikoni festën e shqiptarëve në Itali deri në mbrëmje vonë
29 Nëntor, 08:37
-
Europa League/ Lazio barazim kualifikimi, në 1/16 edhe Bilbao e Frankfurt! Man. United fiton me përmbysje, Tottenham dhe Roma barazojnë 2-2
29 Nëntor, 08:26
-
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet
29 Nëntor, 08:23
-
Sot 29 Nëntori - 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e ShBA-së: Koha për të nderuar sakrificat e festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj
29 Nëntor, 08:10