Kryeministri Edi Rama nga Selenica ku zhvilloi një takim me përfituesit e paktit të mirëqenies sociale u shpreh se para 4 viteve nuk kishte as kornizë ligjore dhe praktikat për trajnimin me ndihmë ishte të fragmeturara dhe kaotike.
"Personat që duhet të ndihmoheshin, nuk përfitonin dot ndihmë dhe po ashtu edhe persona të tjerë, që nuk duhet ta merrnin këtë ndihmë e përfitonin atë në mënyrë abuzive, por edhe ajo ndihmë që jepej, nuk shpërndahej në kohë.
Paratë që duhet t’i jepeshin njerëzve në nevojë u bënë rrush e kumbulla për fushatë, por në këto vite, është ndërtuar një sistem kompakt i shërbimeve sociale.
Pa reformën e pensioneve nuk do të kishim mundësi për të trefishuar ndihmën ekonomike, por as për të mbajtur në këmbë sistemin, pasi ishte ndërtuar si piramidë.
Këtu në Vlorë kemi një institucion model të shërbimit social" tha Rama.
Më pas kreu i qeverisë u ndal te shërbimet sociale, duke thënë se harta do të zgjerohet me 70 shërbime, ndërsa të gjithë fëmijët që janë në institute do të dërgohen drejt familjeve.
Nga Vlora kryeministri foli edhe për reformën në drejtësi ku u shpreh duhet të çlirojmë sistemin nga gjykatësit, prokurorët dhe politikanët e korruptuar, prandaj duhet të nisë zbatimi i Vettingut sa më parë.
“Këto reforma janë të kërcënuara nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.
Populli shqiptar meriton të ketë shtet dhe institucione që i shërbejnë. Kjo është koha kur gjërat duhet të bëhen dhe gjërave që u vjen koha nuk iu del përpara asnjë forcë, sado e madhe që të jetë”, ka thënë Rama.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO