Në ceremoninë e organizuar me rastin e linçimit të Akademisë së Sigurisë, kryeministri Rama tha se qeveria është e angazhuar për të vendosur disa gurë themeli që për 20 e kusur vite nuk u vendosën
“PS sot si e majtë moderne, si një e majtë e transformuar falë ADN-së së vet, që e ka pjesë të patjetërsushme nevojën për vetëtransformim i është përkushtuar një misioni historik. Sepse i jemi përkushtuar misionit për të qeverisur ne emër të gjeneratës tjetër, për të reformuar në interes të gjeneratës tjetër. Për të vendosur disa gurë themeli që për 20 e kusur vite nuk u vendosën, pikërisht sepse ata që e qeverisën vendin nuk patën kurajo të konsumojnë pushtetin e tyre dhe të shfrytëzojnë mandatin e marrë nga populli për gjeneratën tjetër. Menduan vetëm për të siguruar mandatin tjetër.”- deklaroi kryeministri.
Vijon..