Kryeministri Rama në fjalën e tij në turin e partisë Socialiste “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” në qytetin e Elbasanit deklaroi se në këto dy vite qeverisje është nisur një operacion në të gjithë sektorët, por shtoi ai duhet t’i jepet një shtysë më e madhe reformave që kanë nisur.
“Në këto 2 vjet kemi nisur një operacion në të gjithë sektorët”, tha Kryeministri Rama, i cili shtoi se, “2 vjet më parë gjetëm një situatë katastrofike, në prag të një kolapsi energjitik dhe financiar”.
Duke folur për situatën e energjisë, Rama tha se, qeveria e gjeti vendin në një kolaps total, ku kompania e shpërndarjes së Energjisë kishte mbledhur një borxh prej 1 miliardë dollarë. “Kompania e shpërndarjes së energjisë ishte në buzë të humnerës. Akumuloi 1 miliardë dollarë borxhe nga vjedhjet që po bëheshin masive dhe nuk u mendua asnjë ditë që të ripërteritej rrjeti i shpërndarjes”, shtoi Rama.
Procesi i reformave, theksoi ai, “është shumë i rëndësishme. Sot ne jemi në betejë për informalitetin ekonomik. Ata që kishim më parë nuk patën qëllim të ndërtojnë shtetin. Ne zeruam taksën për biznesin”.
Rama shprehu vendosmërinë për të vijuar reformat dhe theksoi se ka ardhur momenti për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë atyre. “Kemi përpara pjesën më të rëndësishme të betejës sonë për të pastruar Shqipërinë duke qeverisur vendin. Në këto dy vjet kemi filluar një operacion të shtrire horizontalisht në të gjithë sektorët e jetës ekonomike të vendit dhe ky është një moment kyç, kur duhet t’i japim një shtysë edhe më të fortë reformave dhe duhet të synojmë që të marrim hap pas hapi dhe rezultate të drejtpërdrejta nga këto reforma/ Këto janë rezultate që nuk vijnë menjëherë, por që kanë një rëndësi shumë të madhe, pasi krijojnë energji pozitive dhe besimi të vazhdueshëm tek procesi i reformave”, theksoi kreu i qeverisë.
Kryeministri theksoi se nga dita e nesërme në 25-vjetori i Ditës së Rinisë, kjo shtresë është në gjendje mjaft të rëndë. Rama tha se pas 25 vitesh, gjenerata që lindi në vitet 90’ e gjeti veten në një “llum arsimimi të pabesë dhe diplomash të pavlera, sot janë një gjeneratë e humbur në llumin e diplomave të pavlera, në llumin e arsimit më të pabesë, më hileqar e më të dëmshëm që një shtet ngriti në këmbë. Çfarë u mboll e nuk u mboll e çfarë, u korr e nuk u korr, ka sjellë gjendjen aktuale të kësaj gjenerate, që u lind 25 vite më parë”, tha kryeministri. Në fjalën e tij Rama tha se reformat e ndërmarra nga qeveria po japin rezultat për ekonominë e vendit. Rama tha se e gjeti vendin në një kolaps total ku kompania e shpërndarjes së Energjisë kishte mbledhur një borxh prej 1 miliardë dollarë.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO