Kryeministri Edi Rama ka thumbuar gjatë seancës kryetarin e grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho. Rama i është drejtuar Spahos që të dëgjojë fjalimin e deputetit të ri, Klevis Balliu, djali i botuesit Fahri Balliu, dhe jo të shohë atë. "Mirë unë po ti, pse nuk dëgjon djalin e Fahriut, po më sheh mua?", i është drejtuar Rama Spahos. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Klevis Balliut i cili ka kërkuar replikë me Ramën. Me ironi, deputeti demokrat i ka kërkuar Ramës të japë dorëheqje dhe të kërkojë amnisti te Presidenti.
Por kreu i qeverisë i është përgjigjur përmes batutës: "Thuaji babit të na ulë me Presidentin...", duke provokuar edhe faktin tjetër, atë të raporteve miqësore mes Fahri Balliut dhe ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta, pavarësisht nga linja zyrtare e Partisë Demokratike në marrëdhëniet me këtë forcë politike herë të tensionuara e herë të paqta e bashkëpunuese.
Batutat dhe replikat në Kuvend:
Rama-Spahos: Mirë unë po ti, pse nuk dëgjon djalin e Fahriut, po më sheh mua?
Klevis Balliu- Ramës: Jep dorëheqjen dhe fut një mik te Presidenti të të japë pafajsinë...
Rama: Thuaj babit t’i thotë Presidentit...
Klevis Balliu pa mikrofon: Kërkoj replikë!
Rama: Për çfarë e do?!
Klevis Balliu: Më përmendët familjen, më jepni replikë! Kam 27 vjet që ju dëgjoj, na e jepni fjalën neve tani.
Rama: Hajde ulu me mua… hajde ulu me mua...
Klevis Balliu: Nuk ulem unë aty se janë karriget e vjetra. Do të ulem tek ato të rejat që po vijnë.
Babai im ka 27 vjet që kërkon debat me ty dhe t’i fshihesh, aty e ke akoma të pret. Për Presidentin të hyj unë mik dhe ta japim pafajsinë.
Rama: Dakord!
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com