Rama: Revolucion administratës
shtetërore mandatin e ardhshëm

Rama: Revolucion administratës<br />shtetërore mandatin e ardhshëm
Partia Socialiste mbylli pasditen e kësaj të marte fushatën elektorale në rrethin e Gramshit. 

Në një miting të organizuar në qendër të qytetit, Rama kërkoi votën e qytetarëve për një mandat të dytë të PS-së, por me objektivin të qeverisë vetëm pas 25 qershorit.

Ai tha se mandatin e ardhshëm PS do bëjë revolucion në administratën shtetërore.

"Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u zotua për rritje ekonomike 5% dhe paga minimale 30 mijë lekë të reja katër vitet e ardhshme. 

"Ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha.

Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre.

Ne jemi të bindur se jemi sot në momentin kur mbi themelet që kemi hedhur me reformat tona mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern shqiptar.

Ne do të rrisim ekonominë mandatin e ardhshëm në 5% dhe paga minimale nuk do jetë nën 30 mijë lekë të reja në muaj
", tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament