Rama rifton Berishën për dialog:
Të zgjidhim Fierin sa kemi kohë

Rama rifton Berishën për dialog: <br />Të zgjidhim Fierin sa kemi kohë
TIRANE – Të zgjidhim problemin me këshillin e qarkut të Fierit dhe pastaj të votojmë tre projektligjet e përcaktuara nga Komisioni Evropian si kusht i rëndësishëm për marrjen e statusit kandidat të vendit në Bashkimin Evropian.

Është ky apeli i përsëritur edhe gjatë ditës së sotme, i kreut të Partisë Socialsite Edi Rama ndaj Kryeministrit Berisha dhe kryetarëve të partive parlamentare për tu ulur në tryezë “e cila duhet të mblidhet një orë e më parë.” për të ballafaquar pikëpamjet me qeverinë dhe për të gjetur një zgjidhje.

Për kryesocialistin dialogu mes palëve dhe ulja në tryezë “e të gjitha forcave parlamentare qeverisëse dhe opozitare mund të sjellë konsensusin e nevojshëm në këtë moment kur koha nuk pret.”

“Kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje sot duke provuar se Shqipëria jo vetëm i miraton po dhe i zbaton ligjet. Kryetari i opozitës është i gatshëm të përmbushë detyrimin e opozitës dhe kryeministri nuk duhet t’i shmanget kurrsesi përmbushjes së detyrimit të qeverisë. Zgjidhja s’mund të vijë nga qëndrimet refraktare dhe as mund të gjendet jashtë ballafaqimit të hapur në tryezë mes forcave politike.”, thuhet në njoftimin pë shtyp të Partisë Socialiste.

Sipas kreut të PS-së, votimi i tre projektligjeve është i pamjaftueshëm për të marrë statusin pasi e rëndësishme sipas tij, është zbatimi i ligjeve dhe jo thjesht ligjvënia. Ky fakt sipas kryesocialistit është evidentuar edhe nga shtete të rëndësishme të Bashkimit Evropian, të cilat gjithashtu i konsiderojnë sipas tij, të pamjaftueshme këto tre akte për të miratuar statusin.

Megjithatë, Rama thekson kushtin e opozitës për votimin e 3 projektligjeve, të cilat kërkojnë 3/5 në Parlament (për Gjykatën e Lartë, për Nëpunësin Civil dhe Reformën e Parlamentit) që është Këshilli i Qarkut të Fierit, duke shtuar se me zgjidhjen e tij qeveria dhe opozita do ti ofronin Bashkimit Evropian një shprehje të vullnetit për të zbatuar ligjet, në prag të vendimmarrjes për statusin e kandidatit për Shqipërinë.”

“Edi Rama rinënvizon se problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika. I takon kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministër i vendit, që ta pranojë detyrën për ta zgjidhur bashkë me opozitën problemin e Qarkut të Fierit, në frymën e ligjit, të dialogut të domosdoshëm dhe të vetë integrimit europian duke hapur kështu rrugën e miratimit të tre akteve.”, bën të ditur zyra e shtypit të Partisë Socialiste.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë