Rama rikandidon për kreun
e PS në fund të shtatorit
Sipas statutit socialistët në fund të shtatorit pritet të hyjnë në zgjedhje për kreun e PS, pasi 26 shtatori shënon ditën e mbarimit të mandatit të Edi Ramës si kryetar. Pasi më 26 shtator 2009 Rama u përball me Maqo Lakrorin, ku fitoi me afro 90% të votave.
TIRANE - Sipas statutit socialistët në fund të shtatorit pritet të hyjnë në zgjedhje për kreun e PS, pasi 26 shtatori shënon ditën e mbarimit të mandatit të Edi Ramës si kryetar. Pasi më 26 shtator 2009 Rama u përball me Maqo Lakrorin, ku fitoi me afro 90% të votave. Afrimi i datës 26 shtator i hap rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS saksionon se mandati i kryetarit të PS është 4 vjet. Asambleja Kombëtare, sipas Nenit 27 i Statutit të PS përcakton se kur vendi i kreut të partisë mbetet vakant.
Asambleja mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, që nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Siç pritet, Edi Rama do rikandidojë për kryetar të PS dhe kjo do të jetë gara e tij e pestë dhe mandati i tij katërt. Më 2003, në pozicionin dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Rama kandidoi për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-presidentit Rexhep Meidani, garë të cilën ai e humbi, pasi përballë kishte kreun dhe kryeministrin e vendit.
Dy vjet më vonë, më 2005, pas largimit të Nanos nga drejtimi i PS me humbjen e zgjedhjeve të 2005, Rama garoi përballë ish-kreut të shtetit Rexhep Meidani duke fituar me një diferencë të madhe. Mandati që mori në vitin 2005 për Ramën nuk do ishte i plotë, por plotësues i mandatit të lënë për gjysmë nga Nano.
Ndaj në vitin 2007, pasi ishin kryer edhe ndryshimet e nevojshme statutore, PS zhvillon sërish zgjedhjet për kryetar të saj, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit një anëtar një votë. Këtë mandat Rama do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi më 2009 PS nuk erdhi në pushtet e një klauzolë në statutin e PS, e detyron kryetarin të dorëhiqet nëse humbiste zgjedhjet. Rama u dorëhoq dhe rikandidoon sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit, të cilat i fitoi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Në Vlorë ceremonia e ngritjes së Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46