Rama: Rilindja jo vetëm e PS
por e gjithë shqiptarëve

Rama: Rilindja jo vetëm e PS<br />
por e gjithë shqiptarëve<br />
<br />
RROGOZHINE-  Partia Socialiste ka nisur pasditen e sotme  një takim elektoral në qytetin e Rrogozhines. në takimin me elektoratin e Rrogozhines, kandidati pë deputet i PS-së, Alfred Peza tha se "pa integruar shqipatrët në Shqipëri, nuk mund të integrohet Shqipria në Europë".

Duke ftuar qytetarët e Rrogozhinës dhe Kavajës të votojnë numrin 29, Edi Rama tha se "po ndihet era dhe energjia e fitores për të rilindur".

Ndërkaq, duke vënë theksin në rëndësinë e përtëritjes së situatës ekonomike të vendit dhe rilindjes së biznesit, Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ndal tek taksa progresive.
 
“Në 23 qershor askush nga ata që jetojnë me dyqanin e tyre në Rrogozhinë apo në gjithë Shqipërinë nuk duhet të mendojë se me kë parti është, por duhet të mendojë vetëm se si ta heqë taksën e biznesit të vogël duke e vënë kryqin tek kutia e numrit 29 që është Partia Socialiste.Çdo familje që në këtë qytet ka një njeri të sëmurë dhe të papunë, në datën 23 Qershor nuk duhet të mendojë me kë parti është, por duhet të vrapojë drejt kutisë së votimit për të vendosur kryqin dhe për ta bërë shërbimin shëndetësor falas me Partinë Socialiste.

Çdo rrogëtar në këtë qytet, çdokush që e ka një rrogë, në sektorin publik apo privat, nuk duhet të mendojë se me kë është në datën 23, por duhet të shkojë tek kutia e votimit dhe me kryqin tek Partia Socialiste ta heqë taksën e sheshtë dhe të vendosi për taksimin e ndershëm, duke i dhënë vetes mundësinë që të kursejë mesatarisht 40 mijë lekë në muaj e në fund të vitit të ketë të paktën një rrogë më shumë.

Pa diskutim, pastaj, kush është i papunë nuk mund të rrijë dhe të ëndërrojë punë me PD-në dhe Saliun, por të shkojë të pushojë Saliun nga puna në 23 Qershor. Sepse, vetëm duke pushuar Saliun nga puna mund të hapet rruga e punësimit real për shqiptarin e zakonshëm”, tha kreu i PS-së

Rama i ftoi qytetarët të zgjedhin alternativën e drejtë "në 23 Qershor, shqiptari i zakonshëm me votën për Partinë Socialiste do të ringrejë Policinë e Shtetit e do ta rivërë atë në mbrojtje të vetes dhe të pronës së vet. Për të gjitha këto dhe për shumë arsye të tjera, 23 Qershori është dita kur Shqipëria do të vendosë mes rrënimit të mëtejshëm apo Rilindjes; Mes rritjes së mëtejshme të papunësisë apo punësimit real; Mes shkatërrimit dhe falimentimit të biznesit apo shtimit të biznesit dhe të vendeve të punës përmes biznesit; Mes shërbimeve sipas xhepit apo shërbimeve sipas nevojës; Mes një Shqipërie të mbytur nga plehrat që importon plehra edhe nga jashtë sot dhe një Shqipërie të pastër që do ta ndalojë menjëherë importin e plehrave nga jashtë; Mes një Shqipërie pa shtet, pa institucione, pa ligj, pa drejtësi dhe një Shqipërie ku së bashku do të ndërtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve, shtetin që i shërben shqiptarëve pa dallim, socialistë apo demokratë. Njësoj socialistët e thjeshtë dhe demokratët e zakonshëm të Rrogozhinës vuajnë varfërinë, papunësinë, mungesën e shërbimeve. Njësoj socialistët e thjeshtë dhe demokratët e rrethit të Kavajës dhe të Qarkut të Tiranës vuajnë mungesën e mundësive për të jetuar normalisht dhe për të fituar lekë me punë të ndershme".
 
Duke iu drejtuar qytetarëve të Rrogozhinës, zonave përreth dhe gjithë vendit, Rama ftoi të gjithë qytetarët, të votojnë numrin 29.
 
“Rilindja nuk është vetëm e PS-së, por është rilindje për Shqipërinë dhe gjithë Shqiptarët. Duke votuar për Partinë Socialiste, të gjithë ata që banojnë dhe votojnë në Rrogozhinë dhe përreth do të kenë në parlamentin e Shqipërisë një njëri që ka bashkuar rrugën e jetës së vet me rrugën tuaj, Dashamir Peza , po kështu dhe doktor Ibrahimi do të punojë për ju.”, tha Rama.
 
Kryesocialisti iu referua edhe një “loje fjalësh”, sipas tij, që ka përdorur kreu i PD-së, Sali Berisha, duke u shprehur “Saliu bëri një lojë fjalësh jo Dash Peza, jo Fred Peza. E dini pse bën këtë lojë fjalësh? Sepse e ka tmerr emrin Pezë dhe tani i del dy herë. Është katandisur si ai oficeri italian tek ai filmi që tha s’dua ta dëgjoj më emrin Pezë, por oficerit ju harrua emri, ndërsa Peza vetëm nxjerr emra”.
 
Kreu i Partisë Socialiste e mbylli fjalën e tij duke shprehur i sigurt për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit “me dëshirën e madhe që shumë shpejt në të vijmë këtu për t’ju falënderuar që ju do na jepni fitoren, pas fitores, dhe për të ecur së bashku drejt rilindjes, unë dhe bashkëpunëtoret dhe e gjithë skuadra kombëtarë e Rilindjes ju garantojmë se nuk do ju tradhtojmë asnjëherë”.

RAMA: KU VOTUESIT TRADICIONALE TE PD NISEN KTHESEN E MADHE

Nëpërmjet rrjetit social Twitter Rama informon se në 16:30 do të jetë i pranishëm në këndin e fjalës në lagjen Sharrë të Kavajës, aty siç thotë ai votuesit tradicionalë të PD-së nisën kthesën e madhe të Kavajës.

 Në përgjigje Andis Harasani, ish deputeti i PS-së i cili aktualisht ndodhet në SHBA i uron suksese përmes Twitterit
 
Paradite Rama zhvilloi takim me banorë të Paskuqanit dhe Kamzës, dy zona të Tiranës të banuara me banorë të ardhur nga veriu dhe që njihen si  bastione tradicionale të PD-së. Pas këtyre takimeve Rama shkruan në Twitter
 
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN