Kreu i PS-së analizoi situatën në fshat ku ujitja vazhdon të bëhet me puse çka kërcënon të ardhmen e tokës, dhe humbjen e produktivitetit të saj, dhe premtoi se në qeverisjen e saj do të garantohet politika e sah e ujitjes dhe kullimit.
“Si mund te flasim, kur nuk zgjidhim problemin e ujitjes e të kullimit. Ne kemi marrë një angazhim të bazuar jo mbi një ëndërr por mbi analizën e gjëndjes brenda mandatit të parë qeverisës t’i hapim rrugë rilindjes së fshatit duke garantuar për politikat e ujitjes dhe kullimit. Është i domosdoshëm që ky angazhim të përkthehet në konkret në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë.”- tha Rama, duke nënvizuar angazhimin e të gjithë deputetëve dhe krerëve të komunave të jenë të informuar dhe të informojnë për angazhimin konkret që PS premton të ketë gjatë qeverisjes së saj.
Rama u ndal në situatën aktuale në fshat ku pjesa dërrmuese thjesht garantojnë ushqimin sa për familjen e tyre
”Është e pamundur një rilindje e fshatit me këto kosto që ka prodhimi. Është pamundur të stimulosh nisma drejt prodhimit në fshat nëse nuk garanton raport mes kostos e fitimit. Jemi të vetëdijshëm që pjesa dërrmuese thjesht garantojnë ushqimin për familjen e tyre.
Domosdoshmëria për të rilindur fshatin është për rilindje të familjeve dhe për të garantuar sigurinë ushqimore.”
RAMA: NAFTA: FSHATARET E BLEJNE SA PER TE USHQYER NJE X5
Kreu i PS-së nënvizoi se skema e subvencionimit të naftës nga qeveria nuk ishte transparente. Sipas Ramës aktualisht nafta është pesë herë më shtrenjtë sesa 7 vjet me parë. “Skema s ishte transparente”- tha Rama duke shtuar se "për të ushqyer pompën e serës në Berat dy vellezërit e blenë sikur duhet të ushqejnë një x5 për të bredhur te Blloku në Tiranë. Ndaj ne do i ndajmë keto kategori”
DO DISKUTOHET ULJA E TVSH PER FAREN
Kryetari i PS-së tha se po diskutohet ulja e tvsh-së për farën në 10 % “Se si do bëhet kjo është ende rrugë e hapur për debat sepse bën sens shqetësimi që ulja e TVSH-së mund të mos sjellë ulje çmimi. Eshtë një dyshim i arsyeshëm i bazuar mbi idene që kapitalizmi është i egër. Aty ku do vendosim për obsion të vlefshem do bëjme 0 tvsh për plehrat dhe makinerite dhe 10 përqind për farat.”
ipas Ramës programi i qeverisë është secili për vete e Zoti për të gjithë, ndërsa i yni është më i qartë. Secili për vete por shteti garant i të gjithëve.
(sg/shqiptarja.com)