Rama-Ristanit: Raki e
pilaf pa lekë në Tepelenë

Rama-Ristanit: Raki e<br />pilaf pa lekë në Tepelenë
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është përballur dje me opozitën në interpelnacën parlamnetare, lidhur me emërimin e drejtorit të Përgjitthshëm të policisë, Artan Didi. Objekti i interpelancës, i cili u paraqit nga deputeti Arben Ristani ishte emërimi I Drejtorit të Përgjitshëm I Policisë së Shtetit , z. Artan Didi. Sipas deputetëve demokratë emërimi i Didit në krye të Policisë së Shtetit ka shkelur ligjin. Rama tha se dosja e dokumentave të emërimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit, verifikon qartë se, ai ka shërbyer për 5 vjet e 10 muaj si drejtues i parë në karrierë në polici me gradën kolonel, komisar dhe kryekomisar, grada të cilat ekuivalentohen me nivelin e parë të drejtimit.

Batutat
Rama: Z.Noka ishte koha kur ju synonit diplomën dhe nuk e dinit që ministria e rendit quhej publik. Në atë vit ju ishit në përpjekje për të marrë diplomën. Provat shkresore e tregojnë këtë fakt që Artan Didi është në emërim të ligjshëm në këtë post.
Noka: Ku i ke këto dokumenta
Rama: Zotëri kur ishe në opozitë ishe flamur pa shkop, kur u bërë ministër i brendshëm u bërë shkop pa flamur, tani je katandis as flamur e as shkop. Ju jeni mësuar me llogaritë si te tatimet ndaj si kuptoni këto.
PD në sallë: Pse qesh?
Rama: E di pse qesh unë? Se shof këtë këtu (për Nokën) që rri duar lidhur si Napoleon Bonaparti dhe i duket vetja si Napoleoni, por është si Napoleoni i valles jo si Napoleoni i Francës ky. Është si ai i shamisë. Unë fola për dikë që ka marrë dy medalje dhe medaljen e Artë të Shqiponjës, tani pres reagimin e urdhrit të laraskës.
Ristani: Nuk do të thotë që të kesh kokën e madhe e të kesh mend e shumta. Ja tu them që i keni zëvendësuar me farefis apo bashkëfshatarë kryesisht nga Tepelena e Kurveleshi. Për të ardhur te plani spektakolar i arratijes. Nga shtatë të arratisur kapët 4 dhe thatë se e realizuat planin 100%. Tre të tjerët që mungonin kapët mushkat. Dhe ta them sipas një shprehje nga anët që janë këta, “kok latë e kokë morët”. Ikën tre, morët tre mushka.  
Meta: Është kapur dhe një tjetër, do kapen edhe ata të tjerët.
Ristani: Mirë bërët dhe shumë mirë bëni që ti kapni.
Meta: Nuk keni pse merrni nëpër gojë mushkat.

Ristani: Po e përdorini Policinë e Shtetit mish për top. Kur i do Sajmirit, kryeministri e bën një gjë, kur si do Sajmirit kryeministri se bën.
Rama: Këtu ka qenë një traditë që paraardhësi im lexonte mesazhet. S`më ka pëlqyer, por këtë s`mund të rri pa e treguar. Ma çon një tepelenas nga Saranda. “Po me tepelenasit çfarë ka ky mo apo se sa hapnim lokalin në pikë të mëngjezit i jepnim pilaf e raki këtij në fushatë e na thoshte lekët pas fitores e iku e nuk është dukur më”. Tha në fillim se kush ka kokën e madhe nuk ka domosdoshmërisht shumë mend. Por kush e ka kokën në vend të gabuar është e sigurt që drejtohet jo nga mendja, por nga një vend i gabuar dhe tani del qartë se pse të zgjodhën për të futur hundët në kutinë e gabuar. Ty të bika që të flasësh për çdo punë të gabuar. Opozita nuk është kjo.

Rama: Ka vende të BE të pabindura për statusin tonë
Kryeministri Edi Rama pohoi në Kuvend se disa vende anëtare të BE-së nuk janë plotësisht të bindura për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor. Duke theksuar se javët që vijnë janë vendimtare për të bindur vendet e dyzuara, kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë së tij për të krijuar një platformë dialogu kombëtar për integrimin evropian, ku të jetë e përfshirë opozita dhe shoqëria civile.

“Statusi nuk është gati deri në sekondën e fundit, dhe se sigurisht edhe kjo përpjekje kjo rezolutë ky debat dhe votimi në fund, ndihmon për të shkuar deri në çastin e fundit me gjithçka ne kemi në dorë që të ofrojmë si shprehje të një vullneti për të avancuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsioni në mënyrë të veçantë, ashtu siç e ka nënvizuar edhe KE. Ende duhet të bindim një numër vendesh anëtare, këtë e dimë ne dhe ju, ketë s’kemi pse ta fshehim me këtë dijeni duhet që të gjithë bashkë që rezultati i dhjetorit të jetë pozitiv, dhe Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat”, tha ai.

 Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit