Rama: Rivaliteti
dhe diversiteti janë forca jonë

Rama: Rivaliteti <br />dhe diversiteti janë forca jonë
Në përfundim të procesit të numërimit të votave për asamblenë e PS, lideri i opozitës, Edi Rama, në deklaratën e tij për shtyp është dukur mëse i kënaqur nga rezultatet e asamblesë. Rama ka deklaruar se ishte një proces i shuksesshëm dhe absolutisht transparent.

“Pavarësishtë vonesave që krijoji numërimi manual i votave, për shkak të një defekti të platformës elektronike për numërimin e votave, jam tepër i kënaqur nga zhvillimet e sotme. Procesi rezultoi të ishte një sukses i vërtet dhe absolutisht transparent”, u shpreh Rama.

Lideri i PS vlerësoi rendësin e madhe të procesit për të ardhmen dhe siguroi se rezultati i sotëm është themeli i fitores së zgjedhjeve të ardhshme dhe vlerësoi individualitetin dhe diversitetin si një pasuri të përbashkët.

“Suksesi i procesit të sotëm është një garanci për të ardhmen dhe është themelor për fitoren në zgjedhjeve të ardhshme. Të gjitha axhendat individuale do kthehen në një axhendë të vetme, në atë të PS. Përgjegjësitë e secilit janë përgjegjësitë e të gjithëve. Idetë tona individuale do të futen në një kontenitor të vetëm, në atë të PS. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për ti dhënë sa më shumë frymë programit. Ne jemi të gjithë ndryshe, por kjo nuk është dobësi, kjo është forca jonë; rivaliteti dhe diversiteti mes nesh është një pasuri që duhet përdorur mirë” ka mbyllur Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige