TIRANË – Në fillimin e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, kryetari i PS-së, Edi Rama e ka cilësuar këtë forum si Asmableja e betejës së ardhshme zgjedhore, që do çojë derë më derë programin e ri të PS dhe do të jetësojë reformën e re organizative të partisë.
“Fjalëkyçi i Asamblesë deri në ditën e numërimit të votës së fundit të shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme është territori.
Unë propozoj ngritjen e komiteti për territorin , adaptim i modelit të konservatorëve anglezë.
Ai jep zë ne prani të kryetarit të PS apo kryeministrit të ardhshëm të qeverisë shqetësimit të qytetarëve. Është hallka që nuk shkëput partinë ose drejtuesit e saj nga territori dhe njerëzit”, tha kryesocialisti.
Sipas Ramës viti 2012 do jetë viti i shtjellimit të programit të ri politik të partisë. Ai komentoi edhe kritikat drejtuar nga ata që njihen si kundërshtarët e Ramës në drejtimin e PS-së.
“Problemi ynë nuk janë rivalitetet mes njëri tjetrit, port të bërit keq ndaj njëri tjetrit në të gjitha nivelet. Nuk duhet të shkatërrojmë gjithçka për shkak të rivaliteteve të shëndetshme.
Duhet të kuptojmë se duhet të bëjmë punën tonë përpara së të shohim punën e tjetrit. Betejën e re do t’a fitojmë të githë së bashku, ndaj ta bëjmë realitet programin pa humbur kohë me kundërvënie të padobishme. Dhe këtu e kam fjalën për të gjithë ne”, tha Rama në Asamblenë e PS-së.
Kryesocialisti tha se vetëm organizimi i mirë i partisë së drejtuar prej do të jetë çelësi i suksesit.
“ Ka nga ata që e shohin Ilir Metën si nevojë. Ilir Meta është pjesë e pushtetit. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk kemi c’ti themi për sa kohë ai e ka bërë zgjedhjen. Jemi të mjaftueshëm për të shkuar në çdo derë dhe për t’i folur çdo zemre”, deklaroi kreu i opozitës.
“Qëllimi ynë është largimi përfundimisht i duarve të partive politike nga kutitë. Kemi 12 prioritete për të plotësuar si vend dhe Evropa e nis nga zgjedhjet. Sidomos nga zgjedhjet në Tiranë. Saliu është i palëkundur në fjalën e tij: fajin e ka opozita. Por, ne do të vazhdojmë të tregojmë të kundërtën”, tha Rama, ndërsa prezantoi grupet e punës për prezantimin e programit, ku mes drejtuesve janë edhe Andis Harasani dhe Marko Bello.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46