TIRANË - Kryeministri Rama pranon risqet e operacionit kunder informalitetit, sic mund te jete demtimi i biznesit te rregullt nga inspektoret tatimore qe kryejne kontrolle te perseritura ne te njejtin biznes, pabarazia, apo rreziku qe te kthehet ne operacion ndeshkimor. Rama kerkoi mbeshtetjen e perfaqesuesve te biznesit te vogel per t'i denoncuar rastet abuzive me te cilet perballen cdo dite dhe paralajmeroi se "makthi" i tatimoreve do te marre fund ne muajin mars, pasi pritet qe te terhiqen nga terreni. Rama tha se do te ngrihet nje sistem qe do te monitoroje nga qendra xhirot e bizneseve dhe vetem atje ku konstatohen parregullsi do te linde nevoja per kontroll nga tatimoret. Po ashtu kryeministri tha se ndaj nje biznesi te rregullt qe eshte kryer kontroll tatimoret do te vendosin ne dere certifikaten qe e fakton kete gje.
Fjala e plote e Kryeministrit Rama
...
Një nga shqetësimet më të mëdha që po has biznesi i vogël në aksionin kundër informalitetit që qeveria ka nisur në terren prej muajit shtator, janë kontrollet e përsëritura të inspektorëve tatimorë në të njëjtin biznes. Shefi i mazhorancës Edi Rama tha se kjo problematikë me të cilën ai është njohur, do të marrë fund në muajin mars, kur pritet që me ngritjen e një qendre të vetme për kontrollin e bizneseve, tatimorët të tërhiqen nga terreni.
“Çështja e inspektorit të terrenit është e përkohshme, reforma konsiston në tërheqjen e kësaj armate njerëzisht shpeshherë për të mos u pasur as në lagje, jo më për të kontrolluar dyqanin. Analizat e ecurisë së xhirove do të bëhen nga qendra, se volumi i deklaruar do të jetë në kohë reale i përditshëm. Dhe sistemi që do kemi ngritur në qendër elektronikisht nxjerr të dhëna dhe jep sinjale për bizneset duke thënë këtu ka lëvizje. Nëqoftëse ju keni deklaruar një volum X dhe nis gjatë muajit të ardhshëm të dhënat që jep kasa juaj sjellin ulje të volumit që duket e panatyrshme, atëherë vjen kontrolli dhe thotë çfarë ka bërë vaki, pse ka rënë shitja në mënyrë drastike në dyqanin tënd ndërkohë që për të njëjtat mallra në dyqane tjetër shitja vazhdon normalisht. Deri në muajin mars ju do ta shikoni që do jetë krejtësisht ndryshe marrëdhënia me kontaktin fizik me inspektorin; “shkeljen e syrit, po këtë s’e ke më, të mungon kjo” - ju e dini vetë, këtë do e reduktojmë maksimalisht. Rreziku është që operacioni të dëmtojë edhe ata të cilët janë në rregull. Nëse administrate troket pa arsye ose gjen arsye për të trokitur edhe kur ka trokitur një herë e dy herë e tre herë dhe për të kërkuar prapë të njëjtat gjëra që ka kërkuar edhe një javë më parë kjo e cenon rëndë klimën e biznesit dhe psikologjinë e kujtdo që merret me biznes. Ju jeni të vetëdijshëm për këtë rrezik dhe ka të ngjarë të tregoni këtu raste konkrete se si administrata tatimore mund të vijë t’ju trokasë pa qenë nevoja edhe pasi ju keni treguar që keni qenë në rregull me ligjin dhe të jua vështirësojnë punën e përditshme”, tha Rama.
Rama tha se inspektorët tatimorë do të kenë detyrim që në një biznes që kanë kryer kontroll të vendosin në derë certifikatën që tregon se ky biznes është në rregull me detyrimet ndaj ligjit. Në këtë mënyrë – tha shefi i mazhorancës – do të shmanget ardhja për së dyti e administratës në të njëjtin biznes, e vëmendja e tyre do të përqendrohet kështu në bizneset të cilët janë të parregullt.
Rama tha se është i ndërgjegjshëm për risqet e këtij operacioni, por kërkoi mbështetjen e përfaqësueve të biznesit në mënyrë që platforma e veprimtarisë së sipërmarrjes së lirë në Shqipëri të transformohet.
“Rreziku është që operacioni të dëmtojë edhe ata të cilët janë në rregull. Nëse administrate troket pa arsye ose gjen arsye për të trokitur edhe kur ka trokitur një herë e dy herë e tre herë dhe për të kërkuar prapë të njëjtat gjëra që ka kërkuar edhe një javë më parë kjo e cenon rëndë klimën e biznesit dhe psikologjinë e kujtdo që merret me biznes. Ju jeni të vetëdijshëm për këtë rrezik dhe ka të ngjarë të tregoni këtu raste konkrete se si administrata tatimore mund të vijë t’ju trokasë pa qenë nevoja edhe pasi ju keni treguar që keni qenë në rregull me ligjin dhe të jua vështirësojnë punën e përditshme. Është e mundshme që operacioni të jetë i pabarabartë. Edhe këtë duam ta përballojmë së bashku me ju, ndaj denonconi padrejtësitë. Operacioni ka një rrezik të madh që të zbatohet si një operacion ndëshkimor, por nuk është ky qëllimi kryesor i operacionit. Qëllimi i tij nuk është penalizimi por respektimi i ligjit nga të gjithë, penalizimi është pjesë e përpjekjes për të bërë që ligji të respektohet nga të gjithë, por nuk duhet të kthehet në shtypje të biznesit e veçanërisht atij të vogël. Përkundrazi, duhet të stimulojë çdo biznes të vogël që në këtë rrugë të bëjmë dy punë: Të vendosim rendin ligjor në veprimtarinë tregtare dhe të rrisim cilësisht përgjegjshmërinë e administratës tatimore”, - tha Rama.

Kreu i qeverisë i bëri apel përfaqësuesve të biznesit të vogël të pranishëm në këtë seminar të parë që të denoncojnë rastet abuzive të inspektorëve tatimorë dhe të mos pranojnë t’i japin ryshfet, pasi siç theksoi Rama – “do të kthehen në skllevër të tyre”.
“Kjo është një rrugë e përbashkët ku duam të ecim bashkërisht dhe t’ju ndihmojmë ju. Ne t’ju ndihmojmë ju dhe ju të ndihmoni veten, që asnjë inspektor të mos ndihet zot kur kapërcen pragun e biznesit tuaj, por të jetë thjesht një shërbëtor i shtetit dhe juaji. Kjo ndodh vetëm kur ju denonconi çdo sjellje dhe çdo veprim nga ana e administratës tatimore që bie ndesh me çfarë ligji ka përcaktuar si platformë dakordësie mes nesh dhe jush. Ju preferoni shpesh ta kaloni një akt të padenjë me ryshfet. Është rruga e shkurtër që në fakt të nxjerr gjatë, se kush e merr ryshfetin njëherë do të vijë ta marrë prapë. Dhe ju nuk keni shpëtuar, por jeni bërë skllav i atij inspektori apo grupi që përfiton nga ty në mënyrë të paligjshme duke mos të të lënë të normalizohesh”, - tha Rama.
Ndryshimet në legjislacionin tatimor ndër vite, jo pak herë e kanë vendosur biznesin në udhëkryq, e shpesh herë e kanë bërë edhe “viktimë” të gjobave si pasojë e mosinformimit. Për të shmangur këtë situatë, të gjithë përfaqësuesit e biznesit të vogël do të kenë në dorë manualin e këshillimit me gjithçka që një biznesi i duhet të dijë për të funksionuar në përputhje me ligjin. Ky manual do të përgatitet pas zhvillimit të seminareve këshillimore me përfaqësuesit e biznesit të vogël. Nga seminari i parë i mbajtur në auditorin e Fakultetit të Shkencave Sociale, kryeministri Edi Rama tha se "formalizimi është rruga e vetme për biznesin e vogël që të rritet dhe të mos trajtohet sic ka ndodhur për vite të tëra, si lypës!"
“Ndryshimet në legjislacionin tatimor në vite kanë krijuar jo pak problematika për ju, lidhur me informimin dhe me nevojën për tu përgatitur për të qenë vazhdimisht brenda kuadrit ligjor dhe për të mos u rënduar nga detyrime që vijën si pasojë e gjobave të marra nga mosmarrja e informacionit në kohën e duhur. Ndaj vendosëm kusht bazë trajnimin e administratës tatimore. Paralelisht me këto seminare këshillimore që ne do të organizojmë me përfaqësuesit e biznesit të vogël do të përgatisim edhe një manual ku të gjithë këshillimi të jetë në formë të përmbledhur por mjaftueshmërisht shteruese që bizneset e vogla të kuptojnë se çfarë duan të kenë parasysh. Kjo, fillimi i një zinxhiri seminaresh që do të shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë”, - tha Rama.
Rama solli edhe rezultatet pozitive të operacionit deri më tani.
“Në 45 ditë janë regjistruar 27 mijë biznese të reja, një pjesë e të cilave kanë ekzistuar por kanë qenë informale dhe fakti që këto përbëjnë çerekun e bizneseve aktive sot në Shqipëri na tregon se në çfarë xhungle ka mbijetuar biznesi i ndershëm. 50 % më e lartë është xhiroja mesatare e deklaruar në këto muaj se sa në 2014. Peshën më të madhe të xhiros e ka biznesi i madh dhe kjo është një histori më vete”, tha Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Fjala e plote e Kryeministrit Rama...