"Nisja e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbërit çel programin 1 miliardë dollarë të qeverisë për investimet në katër vitet që vijnë".
Kështu shprehet kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale duke iu referuar projektit ambicioz të qeverisë punimet për të cilin pritet të nisin në vjeshtë të këtij viti.
Ndërtimi i Rrugës së Arbërit bën që Dibra dhe zonat përreth si Bulqiza dhe Burreli të afrohen me Tiranën me 70 km.
"RRUGA E ARBËRIT ÇEL PROGRAMIN 1 MILIARDË PER RINDËRTIM.
Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.
Është çelur dje procedura finale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja.
Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës".

(Postimi i Ramës në Facebook)
Hapet tenderi për Rrugën e Arbrit, kushton 250 mln euro
Qeveria shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën.
Rruga e Arbrit do të ndërtohet me partneritet publik-privat, ndërsa vlera e projektit shkon rreth 254 milionë euro.
Në prill qeveria shpërbleu me një bonus sa 10% të pikëve ofertën e pakërkuar të kompanisë “Gjoka Construction” duke i dhënë një avantazh.
Kompania fituese do ta ndërtojë rrugën me fondet e saj dhe paralelisht do të ketë detyrimin për ta mirëmbajtur për 13 vite, ndërsa qeveria do ta paguajë rrugën më këste, pjesë e programit 1 miliard euro.
Punimet për rrugën nisin në vjeshtë
Rruga e Arbrit është 73 KM, 20 janë ndërtuar me paratë e buxhetit, ndërsa pjesa tjetër do të ndërtohet nga kompania private.
Ofertat do të hapen në datën 2 tetor, ndërkohë që ndërtimi i rrugës pritet të fillojë në vjeshtë, referuar deklaratave të kryeministri Rama në fushatë në muajin qershor.
Njoftimi i M.Transporteve
Ministria e Transportit dhe Infrastruktures, ka shpallur diten e sotme koncesionin per perniresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjen e rruges se Arbrit.
Procedura eshte e hapur mbi kufirin e larte monetar. Vlera e Koncesionit eshte 33,6 mld leke te reja.
Per proceduren e publikuar diten e sotme do te priten oferta deri ne dt 2 tetor 2017.
Nga data e mbylljes se ofertes komisioni do te shpalle fituesin brenda 60 diteve.
Ministria e Transportit she Infrastruktures, thekson se kalimi i automjeteve ne kete aks rrugor, do te jete pa pagese.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com